Top Channel/ Davide Pecorelli fshihej në Vlorë/ Shtirej si shkrimtar emrin Cristiano
Davide Pecorelli, italiani që inskenoi vdekjen e tij në janar të këtij viti, i ka gënjyer të gjithë.
Pasi u zbulua se ishte gjallë në Itali, ai është marrë në pyetje nga prokurorët ndërsa gazetarëve ju tregoi se gjatë gjithë kësaj kohe kishte qëndruar murgjit në Bosnje. Këto janë pamjet e vëna në dispozicion të Top Channel nga gazetarët e gazetës “La nazione” në Itali.
Por në të vërtetë Davide Pecoreli, me pamje të ndryshuar, por sërish me të njëjtën buzëqeshje, jetonte në Vlorë. Me miq që e mirëprisnin, me raki, ushqime biseda të gjata për futbollin.
Copy and paste this URL into your WordPress site to embed
Copy and paste this code into your site to embed