Top Channel/ Braçe kundër Krifcës! Taksat e Bujqësisë për fermerët përplasin socialistët

Qeveria duhet të rishikojë skemën e TVSH-së për fermerët pasi ajo aktuale po i godet. Propozimi ka ardhur nga deputeti socialist Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë ku u shqyrtua nen për nen paketa fiskale dhe buxheti 2023. Por, ai së bashku me propozime të tjera të deputetit janë hedhur poshtë pasi nuk kanë gjetur as mbështetjen e mazhorancës.