Top Channel/ BBC: Zhduken dhjetëra fëmijë shqiptarë nga qendrat e pritjes në Angli!
03/12/2022 19:01

Pothuajse 20% e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga Shqipëria, të cilët janë marrë nga Këshilli i Qarkut Kent këtë vit janë zhdukur thotë BBC. Deri në 31 tetor, autoritetet vendore britanike kanë marrë 197 fëmijë shqiptarë, nga 39 prej të cilëve nuk ka më asnjë gjurmë, sipas gjigandit mediatik anglez. Ecpat UK, që bën fushatë për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi, deklaroi se këto shifra janë tejet shqetësuese. Këshilli njoftoi se është duke punuar ngushtësisht me Home Office dhe policinë për të mbrojtur të miturit e cenueshëm. Këshilli theksoi sidoqoftë se disa fëmijëve në fjalë duhet të kenë mbushur 18 vjeç.Shifrat e qeverisë britanike, të mbledhura nga BBC tregojnë se mbi 44 mijë persona kanë kaluar La Manshin me varka të vogla deri tani këtë vit, krahasuar me më tepër se 28.400 që mbërritën vitin e kaluar në tokën angleze. Një fluks i tillë ka kontribuar në mbipopullimin e qendrës së pritjes Manston në Kent, e cila në një moment arriti të mbante më shumë se dyfishin e kapacitetit të saj, me rreth 4000 njerëz. Për Këshillin e Qarkut Kent, zhdukja e 39 fëmijë shqiptarë të cilët i kishte në ngarkim, duhet të jetë jashtëzakonisht shqetësuese, thuhet në artikull. Drejtuesit e tij shprehen sidoqoftë se mund të jetë shumë e vështirë të parandalosh zhdukjen e disa të miturve. BBC thotë se gjithmonë e më shumë fëmijë të pashoqëruar po shpërndahen aktualisht në mbarë Britaninë e Madhe. Pamjet: AFP

Top News/ SHBA armatos Ukrainën/ Biden firmos ligjin, ndihmë dhe për Izraelin e Tajvanin
24/04 22:57
Top Channel/ Kryeministri spanjoll pezullon veten në detyrat publike,shkak hetimi ndaj bashkëshortes
24/04 22:06
Top News/ Macron vesh fanellën e futbollit, presidenti francez tregon aftësitë në sport
24/04 22:03
Top Channel/ Nuk ndalet Biden, 95 mld dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin
24/04 21:27
Top Channel/ Athina si planeti Mars, Helsinki pushtohet nga dëbora! Moti i pazakontë pushton Evropën
24/04 21:23
Top Channel/ Sulm horror në një shkollën në Uells! Nxënësja qëllon me thikë mësuesen dhe dy të tjerë
24/04 21:22
Top Channel/ Mori ryshfet 1 milion rubla! Arrestohet zëvendësministri rus, rrezikon 15 vjet burg
24/04 19:26
Top Channel/ E zhgënjyer nga pagesat në filma, ish-pornostarja i futet botës së Instagramit
24/04 18:54
Top Channel/ Konti britanik i kërkoi ish-prostitutës divorcin, ajo pagoi 100 mijë £ për ta vrarë
24/04 18:09
Top Channel/ Tronditja e 10-vjeçarit, zgjohet dhe gjen trupat e pajetë të nënës dhe vëllezërve
24/04 17:55
Top Channel/Dronët ukrainas godasin objektet karburantit, shpërthen në flakë rafineria ruse e naftës
24/04 17:54
Top Channel/ Gjermania akuzon 6 të huaj për planifikim të sulmeve terroriste, ishin pjesë e ISIS-K
24/04 17:23
Top Channel/ BE kërkon hetim të pavarur për varrezat masive të gjetura në Gaza
24/04 16:30
Top Channel/ Frikë nga ‘Ruanda’, ‘ZHDUKEN shqiptarët nga kontrollet e “lirisë me kusht” në Angli
24/04 16:21
Top Channel/ Ndalohet TikTok në SHBA? Kushti i Senatit Amerikan
24/04 16:19
Top News/ Kuajt në arrati, ‘terrorizojnë’ Londrën / Panik në qendër të qytetit në orën e pikut
24/04 15:17
Top Channel/ SHBA, senati Ok ligjit për TikTok-un: Ose na e shisni ne brenda vitit, ose ndalohet!
24/04 15:10
Top News/ Depozitat e naftës në flakë, ‘skuqet’ qielli / Dronët ukrainas terrorizojnë Rusinë
24/04 14:59
Top News/ Varre masive në spitalet e Gazës / OKB ‘e tmerruar’, afro 300 trupa në një gropë
24/04 14:53
Top Channel/ PE jep dritën jeshile: Miratohet paketa 6 mld dollarë për Ballkanin Perëndimor!
24/04 14:28