Top Channel/ Atentati mafioz në Tiranë! Gjendja e 2 personave të plagosur, jashtë rrezikut për jetën
Për zbardhjen e atentatit ne Don Boskoku nga nje makine ne lëvizje u qëllua drejt një lokali duke lënë të plagosur 2 persona policia I ka orientuar hetimin në 2 pista hetimore. E para lidhet me të shkuarën kriminale të një prej të plagosurve, Kastriot Elezaj I dënuar në itli për vjedhje ndërsa pista e dytë lidhet me mundësinë e përfshirjes së 2 të plagosurve në shpërndarje të lëndëve të narkotike.
Vëtë të plagosurit nga shtrati I spitalit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën kanë folur për uniformat blu nuk kanë dhënë të dhëna të vlefshme për hetimin. 45 vjeçari kastriot Elezaj që dyshohet nga policia se ishte objektivi ka thënë se pasditen e së martës ka dalë si çdo ditë poshtë shtëpisë për të pirë kafe dhe se nuk I druhej një atentati dhe lëvizte lirshëm duke qenë se nuk kishte konflikte me askend. Edhe 22 vjeçari Renaldo Metushi I cili punonte dikur si kamarier ne lokalin ku ndodhi ngjarja tha se nuk kishte konflikte të hapura dhe se me 45 vjeçarin kishte vetëm lidhje shoqërore.
Për zbardhjen e kësaj ngjarje policia ka shoqëruar të gjithë dëshmitarët ocular si dhe po punon me kamerat e sigurisë në zonë.
Copy and paste this URL into your WordPress site to embed
Copy and paste this code into your site to embed