Top Channel/ Adoleshentja sulmon ariun për të shpëtuar qenin, pamjet bëjnë xhiron e botës!

Në ato momente, nuk e ka mendur gjatë: Instikti për të mbrojtur qentë e saj të adhuruar, e shtyu 17 vjecaren Hailey Morinico në Kaliforni të bënte një veprim tejet të rrezikshëm-adoleshentja sulmoi një arushë që i ishte afruar gardhit të shtëpisë megjithë këlyshët. Hailey rrëfeu më vonë se kishte dëgjuar qentë të lehnin dhe kur ka dalë jashtë, i ka parë pranë kafshës që kërkonte t`i sulmonte. Atëherë, vajza u hodh në sulm e para, duke e shtyrë arushën me të gjithë forcën e saj pëpara se të kapte njërin nga qentë e të kthehej me vrap brenda në shtëpi. Ishte më fat që nga ky incident, shpëtoi vetëm me një plagë në dorë. “ T`ju them të drejtën nuk e kuptova se ishte një ari deri në momentin që e shtyva; në kokën time nuk e kisha regjistruar që ishte ari. Në ato momente, m` duk vetja si ajo nëna që mbron fëmijën e vet”, ka thënë më pas ajo. E ëma e vajzës, Citlally Morinico, mbeti e shokuar kur pa videon, dhe thotë se vetëm ideja e veprimit të së bijës, e tmerron.