Top Channel/ 180.000 $ në muaj nga Bitcoin! Ferma më e madhe në vend konsumon energji sa 5 furra buke

Prodhimi i parasë digjitale Bitcoin po josh me mijëra persona në Shqipëri.

Një fermë bitcoin është ndërtuar në një fshat pranë Tiranës dhe burimet thonë se përdor energjinë duke e vjedhur.
Nëse do të faturohej do të duhet të paguajë disa miliona lekë në muaj energji elektrike. Ngritja e një fermë me Bitcoin nuk mund të bëhet pa siguruar më parë mënyrën se si të vjedhësh energjinë elektrike. Energjia elektrike nuk mund të vidhet pa bekimin e një punonjësi të OSHEE-je ose të një polici. Prodhuesit e monedhës virtuale detyrohen të vjedhin energjinë, pasi në të kundërt për shumë vite atyre do t’u duhet të punojnë për investimin në fermë.