Skandal/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes! – Fiks Fare

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale klientes së tij. Madje, ai bashkëpunon edhe me ish-burrin e saj, me qëllim që të fshehë pasuritë dhe llogaritë bankare nga përpjestimi i pasurisë dhe detyrimi ushqimor. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një 42 vjeçare, e cila është e divorcuar dhe prej disa vitesh jeton në Londër, Angli. “Unë dyshoj që avokati që më përfaqëson mua, Pëllumb Isufaj, bashkëpunon me ish burrin. Unë kam bërë gjyq divorci dhe ish bashkëshorti s’ka dhënë detyrimin ushqimor për fëmijët, s’kemi ndarë pasurinë. Për të gjitha këto çështjet mora avokat” thotë denoncuesja.
Sipas saj, avokati Isufaj është nga Fieri dhe ia kanë rekomanduar për shkak se ky person ka punuar edhe në Zyrën e Përmbarimit. “Fillova të dyshoj për të kur ishte kapur një shumë në bankë dhe më kanë sorollatur që nga muaji tetor deri në dhjetor 2023 me mendimin që mua t’më mbaronte afati. E kam telefonuar shumë herë, më thoshte e ke 0 lekë. Unë e kisha pagur, 500 mijë lekë plus 200 paund. Madje donte lekët e drekave dhe darkave. Dhe përveç këtyre, donte edhe favore seksuale. Që t’më mbronte në gjykatë. Kështu mendova dhe kështu doli” pohon denoncuesja.
Denoncuesja pohon se avokati ka thënë se ish burri nuk ka asnjë llogari bankare, por kur ka pyetur në Përmbarim dhe pa dosjen ishin 11 mijë euro.
Më pas në takimet që avokati ka bërë me denoncuesen duken qartë ngacmimet seksuale, një gjë të tillë ai e pranon dhe vetë.