Rezoluta për presidentin: Të reflektojë/ Socialistët përgatisin projektin. Do e votojnë në Kuvend
14/11/2019 19:19

Nesër në Parlament do të zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme pas situatës të paprecedentë të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Top Channel raporton se një rezolutë pritet të votohet nesër nga deputetët kundër vendimit të presidentit Ilir Meta për të dekretuar Marsida Xhaferllarin si gjyqtare në Kushtetuese. Në rezolutën e siguruar nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, vendimi i Metës për të mos pranuar Arta Vorpsin si gjyqtare, e renditur e para nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, konsiderohet si “akt i nxjerrë në kundërshtim të hapur dhe flagrant me dispozitat kushtetuese dhe ligjore dhe në tejkalim të kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës. Aty theksohet se këto veprime të Presidentit delegjtimojnë fillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese. “Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se Dekreti i Presidentit nr.11350, datë 13.11.2019 është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë”, theksohet në një prej pikave të rezolutës. Nëpërmjet kësaj rezolute, Kuvendi kërkon nga Gjykata Kushtetuese “të mos zbatojnë Dekretin nul të Presidentit të Republikës”. Kuvendi kërkon gjithashtu nga Presidenti “të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese ku një prej më të rëndësishmeve është Gjykata Kushtetuese”. “Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”, shkruhet në rezolutë. Në fund theksohet se: “Kuvendi i Shqipërisë në kuadër të frymës zhbllokuese të Reformës në Drejtësi angazhohet të rishikojë legjislacionin për të penguar krijimin në të ardhmen të situatave që bllokojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese të vendit”.

Top News/ Basha krah SPAK, sulmon Metën/ Akuza dhe Rithemelimit- Pacientë me sëmundje mendore
20/04 15:14
Top Channel/ Gratë që kërkon Ilir Meta. Kryetari i PL: Si theçeri, jo skemaxhie e xheloze që kanë…
20/04 15:09
Top News/ Basha mbledh këshilltarët bashkiakë/ U tërheq vëmendje për denoncimet
20/04 14:22
Top News/ ‘Miliarda euro janë në lojë’/ Basha merr në mbrojtje SPAK, sulmon Ramën, Berishën e Metën
20/04 14:22
Top News/ Meta vijon gricjet me Kryemadhin/ Kreu i PL- Do luftojme nepotizmin në parti
20/04 13:46
Top News/ ‘Të zhdukim korrupsionin me AI’, Meta sulmon Ramën- Mister ‘1 prilli’
20/04 13:01
Top News/ Meta kopjon Ramën- Gratë do të prioriteti i parë, mbi 50 përqind në drejtim
20/04 13:01
Top News/ Arsyet përse largoi këshilltarin/ Ilir Meta kritika edhe për Tedi Blushin
20/04 13:00
Top News/ Meta thumbon Kryemadhin- Mbrojtja më e mirë është sulmi, të hapur për fraksione
20/04 12:48
Top Channel/ Nga problemet e PD-së,tek zgjedhjet!Rama podcast “surprizë” me ish-deputetin Mark Marku
20/04 12:48
Top News/ Ilir Metës nuk i ndahet e keqja nga ish-ministrat e ish-deputetët e tij: Kam bërë gabim
20/04 12:47
Top News/ ‘U janë vënë stërkëmbësha’, Meta thumbon Kryemadhin: Kemi mendjen tek çantat e shtrenjta
20/04 12:47
Top Channel/ “I bëra kazan të gjithë”, Rama për etiketimet ndaj medias: Më ka ngelur njollë!
20/04 12:40
Top Channel/ “Paaftësi për të krijuar debat”, Mark Marku: Kompromisaxhi, tradhtar e të tjera
20/04 12:39
Top Channel/ Podcasti “Flasim”, ish-deputeti PD-së Mark Marku: Drejtësia të funksionojë, por…
20/04 12:38
Top Channel/ Mark Marku:Çfarë do t’i thuash shqiptarëve për mandatin e katërt? Ja si përgjigjet Rama
20/04 12:37
Top Channel/ “PD e harxhon energjinë kot”, ish-deputeti i ashpër: Rithemelimin e kam kërkuar me kohë
20/04 12:37
Top Channel/ Rama drejtuar ish-deputetit të PD-së Mark Marku: Si mund ti besoje asaj partie
20/04 12:19
Top Channel/ Rama flet për mandatin e katërt: Kemi ministra të pushkatuar. Do të ngremë stekën e…
20/04 12:12
Top Channel/ Hapja e departamentit të gazetarisë në vitin 1993, Mark Marku: Ishte diçka e re
20/04 12:01