Prokuroria: Dënoni Salianjin/ Dosja Babale, dënim si Tahiri, kërkohet shërbim prove
10/12/2019 19:44

Ervin Salianji e priti i buzëqeshur pretencën e Prokurorisë, e cila kërkoi dënimin e tij për kallëzim të rremë bashkë me 3 të pandehurit e tjerë të dosjes Babalja . Prokuroria kërkoi 3 vite e 6 muaj burg për Albert Veliun të njohur si Babalja. 3 vite burg u kërkuan edhe për Fredi Alizotin, ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi 1 vit burg, dënim i cili konvertohet në 200 orë shërbim prove punë publike. Organi i akuzës kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për ish deputetin Ervin Salinanji, dënim i cili parashikohet të përkthehet në shërbim prove. Prokurorët duke iu referuar akt ekspertimit dolën në përfundimin se regjistrimet e audiopërgjimit të pretenduar, nuk janë origjinale dhe inskenim i 4 të pandehurve. Në fund të procesit Ervin Salianji akuzoi Prokurorinë si zëdhënëse të Kryeministrit ,ndërsa kërkoi arrestimin e prokurorëve të dosjes “Babale”. “Në komunikime të mëtejshme, pa diskutim që do të rikthehem për çdo akt që ka cituar prokuroria politike, pa diskutim për të arrestuar prokurorët e çështjes, të dy të larguar nga vettingu, prokurorët e parë që janë marrë me këtë çështje, si Gent Osmani, si Përparim Kulluri. Këta të dy që janë sot, do ta shihni nga vettingu apo nga të dhënat që do të bëjmë ne publike. Duhet thënë se kjo nuk është drejtësia e re, janë prokurorë të drejtësisë së vjetër të përfshirë në llumin dhe batakun e korrupsionit”, tha Salianji. Dy prokurorët Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, u shenjestruan edhe nga kryetari demokrat i cili i akuzoi për zbatim të planit të Edi Ramës.

Top Channel/ Shqipëria del nga lista e vendeve për monitorim pas 29 vitesh
17/04 23:56
Top Channel/ Reforma zgjedhore, rithemelimi kërkon përfshirjen e SPAK në votime
17/04 23:29
Top News/ 4 mijë euro për videon intime me Safet Gjicin, gjykata zbardh vendimin
17/04 23:04
Top Channel/ Berisha nga Ballkoni akuza për Veliajn: Ja skema e abuzimit me tenderat
17/04 22:56
Top News/ Shqipëria del nga monitorimi i KiE/ Vlerësohet reforma në drejtësi, kritikohet politika
17/04 22:50
Top Channel/ Berisha nga ballkoni: Nuk ka shtet në botë që do ta duronte, kryebashkiaku i Tiranës…
17/04 22:26
Top Channel/ “Qytetarëve iu tha që ka mbjellur 1 mln pemë”, Berisha nga ballkoni: Ku janë sot?
17/04 22:25
Top Channel/ Berisha akuza për Veliajn: U ka dhënë kompanive tenderat, fondi…
17/04 22:25
Top Channel/ “58 tenderat e fushës së Veliajt”. Berisha: Në këto vjedhje qëndron zbrazja Shqipërisë
17/04 22:25
Top Channel/ Arrestohet Soni Malaj dhe dy këngëtarë të tjerë, rrethohen nga 150 policë në Zvicër
17/04 22:14
Top Channel/ “Tirana është transformuar”, Veliaj: Topat e baltës s’na ndalin, do e fitojmë betejën
17/04 19:53
Top Channel/ Dako kërkon gjykim të shkurtuar/ Nëse dënohet për korrupsion, merr më pak dënim
17/04 19:36
Top Channel/ Beqaj, 5 orë në SPAK/ Dosja e sterilizimit, ish-ministri refuzon të paguajë faturën
17/04 19:36
Top Channel/ SHBA dhe BE mbrojnë Dumanin/ Tre përfaqësi diplomatike qëndrim kundër Metës
17/04 19:33
Top News/ Shqipëria me tre ambasada të reja/ Përfaqësim diplomatik në Kenia, Indi dhe Indonezi
17/04 19:25
Top Channel/ “Fishekzjarret shqetësim për qytetarët”, Balla: Ja rregullat e reja
17/04 18:32
Top Channel/ “Do të krijohet Këshilli Teknik”, Mazniku: Do të marrë në shqyrtim…
17/04 18:31
Top Channel/ Takimi Interpolit në Tiranë, Balla shuan dyshimet: A ka rrjedhje të informacioneve
17/04 18:30
Top Channel/ “83.8 mln për detyrimet e prapambetura”, Peleshi: Paga dhe sigurime shoqërore
17/04 18:30
Top Channel/ Miratohet Projektligji për ndihmën për punonjësit e ish-punonjësit e Kombinatit Mekanik
17/04 18:29