Ndryshon komanda e KFOR/ Thaçi, përkushtuar për paqen
19/11/2019 19:57

Kosova është e përkushtuar për të arritur paqe në rajon. Kështu tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, në ceremoninë e ndryshimit të komandës së KFOR-it, ku vlerësoi po ashtu kontributin e këtij misioni si forcë e besueshme për ruajtjen e sigurisë në vend. “Jam i lumtur të shoh që nga bashkëpunimi ynë ka lindur Ushtria e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës si një forcë profesionale, multi-etnike në shërbim të çdo qytetari të Kosovës. Zhvillimi i Ushtrisë së Kosovës, FSK-së do të thotë që në një ditë në të ardhme të afërt do të realizohet aspirata jonë e drejtë që jo vetëm NATO të jetë në Kosovë, por Kosova të jetë në NATO, që të kontribuojë për paqen me punën e vet”, ka thënë Thaçi. Në ceremoninë e ndërrimit të komandës, komandanti në largim i KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’Addario foli për kontributin e tij që KFOR-i të njihet si një forcë e besueshme, e paanshme dhe e aftë për të dhënë siguri jo vetëm në Kosovë. Ndërsa komandanti i ri i KFOR, gjeneralmajor Michele Risi tha se shtetet aleate të NATO-s po kontribuojnë për sigurinë e popullatës së Kosovës për ruajtje të stabilitetit të Kosovës, Ballkanit dhe tërë Evropës. Ish-komandanti i KFOR-it Lorenzo D’Addario ka shërbyer edhe më herët në Kosovë në vitet 1999 dhe 2003-2004, derisa detyrën e komandantit e kishte marrë në vitin 2018.

Top Channel/ Këshilli i Sigurimit, SHBA përplaset me Rusinë për Kosovën: S`e zhbëni dot historinë!
23/04 11:08
Top Channel/ Dënohet bojkoti serb/ Qeveria e Kosovës kërkon heqjen e masave ndëshkuese
22/04 19:50
Top News/ Marrëdhëniet Kosovë-Serbi. BE: Rezultati zgjedhor nuk do t’i ul tensionet
22/04 18:39
Top Channel/ Studentja me lot në sy i drejtohet profesorit: Më ke pyetur a dëshiron të bëj të masazh
22/04 18:36
Top Channel/ Dënohet bojkoti serb/ Qeveria e Kosovës kërkon heqjen e masave ndëshkuese
22/04 15:33
Top Channel/ Dënohet bojkoti serb/ Qeveria e Kosovës kërkon heqjen e masave ndëshkuese
22/04 12:46
Top Channel/ Kosova, thirrje BE-së: Hiqni masat- votimet u mbajtën, detyrimi ynë mbyllet këtu!
22/04 12:22
Top News/ BE të heqë masat ndëshkuese/ Kosova, kërkesë Brukselit pas referendumit në Veri
22/04 11:41
Top News/ Lista Serbe, monopol mbi serbët e Kosovës / Krasniqi mbikqyr zgjedhjet, pjesëmarrje e ulët
21/04 17:33
Top Channel/ Kosovë, më pak se 100 votues! Popullata serbe po bojkoton votimet në komunat e veriut
21/04 15:22
Top News/ Kryeministri ‘fukara’. Albin Kurti jeton me qira, ka vetëm rrogën të ardhur
21/04 15:10
Top News/Ish presidenti slloven zëvendëson Lajçak…Pahor i preferuar, sllovaku bëri punë jo të mirë
21/04 14:34
Top Channel/ Pro apo kundër kryekomunarëve shqiptarë? Zgjedhje në komunat serbe në Kosovë
21/04 12:13
Top News/ Zgjedhje pa votues në veri të Kosovës / Interesim minimal në qendrat e votimit
21/04 11:50
Top Channel/ Votimi në veri të Kosovës, Lista Serbe thirrje qytetarëve të bojkotojnë procesin
21/04 09:27
Top News/ O’Brien ‘kokë më kokë’ me Vuçiç/’Asociacioni, të zbatohet nga Kosova’
20/04 13:31
Top Channel/ FMN: Kosova është shumë e varur nga importet
19/04 22:56
Top Channel/ “Stërvitja serbe ndot ajrin”/ Kurti komenton grumbullimin ushtarak 30km larg kufirit
19/04 15:34
Top News/ Lirohet zv.drejtori i policisë së Kosovës, u akuzua për prishje të rendit kushtetues
18/04 22:49
Top Channel/ Serbia liron zv.drejtorin e policisë së Kosovës
18/04 22:35