Gazetarja Rudina Muça, kësaj here në "Bagëti e Bujqësi" do të tregoj për jetën e fermerëve dhe të peshkatarëve të qytetit të kulturës. Shkodra, është vendi që të fal çdo gjë, nga uji e deri tek toka. Në liqenin e Shkodrës rriten dyzet lloje peshqish mes tyre edhe ngjalla e rrallë, që kushton tepër shtrenjtë. Mbi dyqind peshkatarë janë të liçensuar të hedhin rrjetat e tyre në liqen, por edhe kjo gjueti ka rregullat e saj. Peshkatarët rrëfejnë historitë e tyre për liqenin ata thonë se ditët më të mira për peshq janë atëherë kur fryn shumë erë, edhe pse u rrezikon jetën. Jo shumë kilometra larg Shirokës në Anën e Malit rritet shega devidishe e Shkodrës, e cila nuk eksportohet sepse konsumohet e gjitha në Shqipëri. Fermërët besojnë se ku rritet ky frut quhet vend i bekuar. Shega, ndryshe njihet si fruti i jetës, pasi është një antioksidant i shkëlqyer për trupin e njeriut. Shega devidishe nga ngjyrën e kuqe të gjakut, dhe shijen e ëmbël të mjaltit ajo konsumohet nga të gjitha grupmoshat. Ky frut që sot është kaq shumë i kërkuar në kohën e komunizmi rrënjët shekullore u shkulën për të mbjellë duhan, por banorët u rikthyen përsëri tek kultura që e do toka e Anës së Malit. Për të tjera ndiqni “Bagëti e Bujqësi” në Top Channel. #topchannel #bagëtiebujqësi #shirokë #shkodër #peshk #ngjala #liqenishkodrës #shegë #shegadevidishe #anëemalit #shqipëri #lëngujetës #ngjalë #krap #fermer #peshkatar #bujqësi #bujk #bio #pesticide