“Ligji për shqipen, kushtetues”/ Presidenti Pendarovski reagon pas opinionit të Komisionit të Venecias
18/12/2019 20:12

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka mbrojtur ligjin për përdorimin e gjuhëve për të cilin raporti i Komisionit të Venecias kishte vërejtje të shumta. Në fjalimin e fundvitit të Kuvendit maqedonas, Pendarovski tha se pavarësisht vërejtjeve, Komisioni i Venecias nuk kishte dalë me qëndrimin se ligji është antikushtetues dhe se dispozitat e tij madje janë më të larta se ato të konventave ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut. Por, ai nënvizoi vështirësitë që mund të rezultojnë në zbatimin e tij në praktikë, sidomos në gjyqësor, e kjo ishte dhe një nga vërejtjet kryesore të Komisionit të Venecias. “Juristët e lartë evropianë me të drejtë thonë se shteti ynë në këtë moment nuk ka kapacitet dhe resurse që t’i zbatojë këto standarde në proceset gjyqësore dhe drejtuese. Me fjalë të tjera, çfarë fitohet nga ligji nëse dispozitat e tij mbeten vetëm në letër”, ka deklaruar Pendarovski. Ai kritikoi edhe zhvillimet në gjyqësor duke kërkuar përgjegjësi për secilin që me pagë shtetërore ka arritur të bëhet milioner. “Jemi shtet i pavarur prej gati tre dekadash, por ende asnjë politikan i lartë apo afarist i pasuruar brenda një nate nuk ka përfunduar prapa hekurave, në një kohë kur aty duhej të përfundonin më shumë se një. Perceptimi te qytetarët është se vetëm përgjegjësia rëndon vetëm mbi të varfërit dhe njerëzit që nuk kanë lidhje me pushtetin”, theksoi presidenti maqedonas.

Top News/ Kandidatja e VMRO-së kryeson zgjedhjet/ Bujar Osmani i treti, falënderon mbështetësit
24/04 23:03
Top Channel/ Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, udhëheq kandidatja e VMRO me diferencë të thellë
24/04 22:43
Top Channel/ Bujar Osmani shpall fitoren, thirrje Taravarit: Arben, pavarësisht goditjeve të ulëta…
24/04 21:59
Top Channel/ Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni!Në Tetovë deri tani kryeson Bujar Osmani, nis festa
24/04 21:58
Top News/ Dy shqiptarë në garë, Maqedonia e Veriut zgjedh Presidentin
24/04 20:45
Top Channel/ Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Kandidojnë dy shqiptarë për president
24/04 19:48
Top Channel/ Shqiptarët në garë në RMV, votojnë kandidatët Osmani dhe Taravari
24/04 15:36
Top News/ Deputetët ekstremistë në Greqi, grushta pas sherri në Facebook, arrestohet njëri
24/04 14:46
Top News/ Grushta në parlamentin grek, sherr e ofendime mes deputetëve ekstremistë
24/04 13:55
Top Channel/ Shqiptarët në garë, Bujar Osmani, kandidat për president nga Fronti Evropian
24/04 13:04
Top News/ Pas Vuçiçit, Macron flet me Kurtin…’Asociacioni, kusht për anëtarësimin në KiE’
24/04 12:15
Top News/ Athina duket si planeti Mars / Qielli bëhet portokalli, era sjell pluhur nga Saharaja
24/04 11:28
Top News/ Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin / Shtatë kandidatë në garë, mes tyre dy shqiptarë
24/04 11:05
Top News/ ‘Serbinë e presin ditë të vështira’. Çfarë po paralajmëron Aleksandër Vuçiç?
23/04 14:30
Top News/ Serbia të pranojë Kosovën! Deputeti ukrainas: Hiqni dorë nga prirjet perandorake
23/04 12:16
Top News/ Osmani e Vuçiç përplasen në OKB / Tension në Këshillin e Sigurimit, ‘ping-pong’ polemikash
23/04 11:51
Top News/ ‘Beleri s’na duhet në PE’. PASOK kundër Mitsotakis-Vendim për interesa partiake
23/04 10:32
Top News/ “Kosova nuk krahasohet me Qipron”, Bakojanis u përgjigjet kritikave në Athinë
22/04 15:16
Top News/ Dy shqiptarë, për president në Maqedoninë e Veriut…Kë favorizojnë sondazhet në zgjedhje?
22/04 14:46
Top News/ Serbia e akuzon për krime lufte/ Ndalon shqiptarin e Kosovës, shtetas britanik
22/04 13:57