Emmanuel Macron vazhdon reformat e pensioneve pavarësisht grevave
10/12/2019 18:29

Presidenti francez Macron është i vendosur t’i përmbahet rrugës së nisur për reformat e pensioneve, pavarësisht bllokimit të transportit nga grevat e vazhdueshme në vend. Planet e qeverisë së tij do të prezantohen më vonë këtë javë. Sindikatat e Francës, të cilat pretendojnë se reformat do të detyrojnë shumë njerëz të punojnë më gjatë për një pagesë më të vogël në pension, e filluan protestën e tyre të enjten. Greva masive bllokoi udhëtarët, mbylli disa shkolla dhe goditi turizmin në Paris dhe në rajone të tjera. Macron, një ish-bankier investimesh, argumenton se rregullimi i pensionit do ta bëjë sistemin aktual të pensionit, i cili është i ndërlikuar, i vjetëruar, më të ndershëm dhe të qëndrueshëm financiarisht, duke shkrirë 42 plane të ndryshme për pagesat e pensioneve në një. Qeveria thotë se nuk do ta ndryshojë moshën zyrtare të daljes në pension në 62 vjeç, por projekti pritet të përfshijë kushte financiare për të inkurajuar njerëzit të punojnë më gjatë, meqenëse jetëgjatësia është shtuar. Plani i ri i daljes në pension do të prekë të gjithë punonjësit francezë, por grevat janë shtrirë kryesisht te punëtorët e sektorit publik, mes tyre edhe shoferët e trenave, mësuesit dhe punonjësit e spitaleve. Në fundjavë, udhëtarët përjetuan një kaos më të madh udhëtimesh, pasi shumica e trenave francezë nuk qarkulluan. Ndërprerje pati edhe në itenerarët ndërkombëtare të trenave.Tre sindikatat kryesore të hekurudhave që kanë bërë thirrje për aksionin, kërkojnë që protesta të rritet, përpara një greve tjetër të përgjithshme dhe protestave masive të paralajmëruara këto dite.

Top Channel/ Zelensky apel NATO-s: Ukraina, nevojë urgjente për sisteme mbrojtëse
19/04 23:06
Top Channel/ Gjyqi i Trump, një person i vë flakën vetes para gjykatës
19/04 23:00
Top News/ Konflikti Izrael-Iran, SHNA: Nuk kishim dijeni për sulmin dhe nuk u përfshimë në të
19/04 21:56
Top News/ “Izraeli tregoi forcën kundër Iranit”, udhëheqësit botëror thirrje për qetësi
19/04 21:56
Top News/ Përmbytjet në Dubai, kaos në aeroport dhe në autostrada edhe pse reshjet pushuan
19/04 20:26
Top Channel/ Gjyqi për Donald Trump, zgjidhen 12 anëtarët e jurisë që do të gjykojnë ish-presidentin
19/04 20:00
Top Channel/ “Po rrezikoni rajonin”, Guterres thirrje Iranit e Izraelit: Ndalni sulmet e hakmarrjet
19/04 19:04
Top Channel/ Misteret e CIA-s! Shpesh vepron në fshehtësi, çfarë bën ajo saktësisht?
19/04 19:03
Top Channel/ Presidenti iranian përshëndet sulmin ndaj Izraelit, por s’përmend shpërthimet e fundit
19/04 18:49
Top News/ Vuçiç ngre avionët luftarakë / Serbi, mbahet stërvitja më e madhe ushtarake
19/04 17:21
Top News/ Shmanget lufta, sulmi i Izraelit, ‘i dobët!’ / Irani nuk sinjalizon hakmarrje të shpejtë
19/04 13:24
Top News/ ‘Shpërthen’ prodhimi i tankeve / Rusia ‘me marsh të pestë’, tejkalohen objektivat
19/04 13:23
Top News/ Rusia po na ‘sulmon’ me emigrantë / Finlanda kërkon ndihmë nga BE për ndaljen e fluksit
19/04 13:16
Top News/ Teherani ‘tallet’ me hakmarrjen e Izraelit: ’Sulm me tre dronë nga të infiltruar’
19/04 13:16
Top Channel/ Panik në Turqi! Lëkundje të forta tërmeti, shkaktohen dëme materiale
19/04 12:29
Top News/ Raketa pranë centraleve bërthamore / Izraeli ‘hakmerret’ ndaj Iranit: ‘Sulm i dobët’
19/04 12:28
Top Channel/ Zgjidhet juria që do të gjykojë ish-presidentin Trump në procesim historik
19/04 12:27
Top Channel/ Ukraina rrëzon bombarduesin rus. Goditi qytetet lindore gjatë natës
19/04 12:22
Top Channel/ SHBA i vë veton anëtarësimit të Palestinës në OKB
19/04 12:21
Top News/ Komplotoi vrasjen e Zelenskit / Arrestohet spiuni rus në Poloni, do godiste aeroportin
19/04 12:16