Elbasan/ Pa çati prej motit të keq, familja Shuli kërkon ndihmë

Prej dy muajsh, Zyber Shyli së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët, në fshatin Balëz të Elbasanit, jetojnë në qiell të hapur. Çatia e improvizuar me teneqe u shkatërrua nga një rrebesh i shoqëruar me erë të fortë në fillim të shtatorit. Prej atëherë banesa dhe 4 familjarët, jetojnë mes shiut.