Ekipi izraelit: Ndjejmë detyrim për të ndihmuar shqiptarët, pranë hebrenjve në kohën e holokaustit
05/12/2019 22:03

“Para dy ditësh erdhëm nga Izraeli, për të bashkëpunuar këtu me inxhinierët lokalë dhe do të qëndrojmë deri në fund të javës tjetër. Është një obligim që ne si shtet ndjejmë, për të asistuar për çdo vend që preket nga fatkeqësitë natyrore. Por ne veçanërisht ndjejmë një detyrim për të ndihmuar shqiptarët, të cilët ishin pranë hebrenjve në kohën e holokaustit dhe kjo nuk harrohet, por kthehet në momente të vështira si ajo që po kaloni ju”. “Pjesa më e madhe e banesave që kemi inspektuar në këto 48 orë, kanë marrë kryqin e verdhë që tregon se janë të riparueshme dhe aty mund të jetohet dhe vetëm 10 % të tyre do të shemben. Ky është rezultati deri më tani, por që ka edhe shumë punë për të bërë, por ka një dritë në fund të tunelit. Varet nga koha që do të qëndrojmë, nuk është vetëm ekipi ynë i izraelit por janë edhe 11 delegacione të tjera që koordinohen nga bashkimi europian, që po bën një punë vërtetë të mirë, specifikisht dje kemi inspektuar 38 banesa dhe kemi rikthyer në shtëpi më shumë se 100 familje”. “Normalisht aftësia mbajtëse nuk shihet vetëm me sy por duhet edhe kontrolle të mëtejshme të betonit, në markën dhe një kontroll më të imtësishëm dhe më i mirë i objektit. Por në këto momente duke qenë se kemi parë plasaritje, në këto dy trarë dhe këto dy kolona jemi duke i riparë, edhe grupi Izraelit ka një aparaturë që edhe shikon plasaritjen dhe thellësinë e tyre”. “Sfida juaj kombëtare, është përmbledhja e gjithë informacionit i marrë si nga banorët e prekur nga tërmeti, inxhinierët shqiptarë dhe të huaj në mënyrë digjitale. Të jetë e qartë panorama e dëmtimeve dhe kështu kjo hartë të shërbejë si orientim për hapin e radhës. Ne këtë në Izrael e quajmë të skicojmë problemin dhe këtë praktikë duam ta sjellim e këtu”.

Top News/ Rai përgënjeshtron gazetarin e vet. Publikon përgjigjet e dorëzuara nga Engjëll Agaçi
24/04 11:47
Top Channel/ Maqedonia e Veriut me president shqiptar? Sot zgjedhjet, dy kandidatë nga “tanët”!
24/04 11:42
Top News/Dosja ‘Babale’, shtyhet sërish seanca/Salianji mungon, nuk paraqitet as avokati i deputetit
24/04 11:36
Top News/ Amnistia penale liron ish-kryebashkiakun e dënuar me burg
24/04 10:36
Top Channel/ Pas shumë vitesh rikthehet kolla e mirë në Korçë! Shtohet numri i fëmijëve në Pediatri
24/04 10:18
Top News/ Të paraburgosurit shqetësojnë OKB. Organizata-Shqipëria me numër të lartë, të merren masa
24/04 10:01
Top News/ Shqipëria e Kosova në listën e ISIS/ 60 vende armike të Shtetit Islamik, frikë nga sulmet
24/04 09:58
Top Channel/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 45 vjeçari në Lezhë
23/04 23:18
Top Channel/ Shkodër, babë e bir qëllohen me thikë për një koment në rrjetet sociale, arrestohet autori
23/04 23:12
Top News/ Babë e bir plagosen me thikë në Shkodër, arrestohet autori
23/04 22:55
Top Channel/ Mjeti i tonazhit të rëndë humb kontrollin dhe del nga rruga në aksin Rrogozhinë-Lushnjë
23/04 22:20
Top Channel/ Firmoset në Abu Dhabi projekti “Smart City”, Balla: Program për mbrojtjen e jetës
23/04 22:18
Top Channel/ Berisha akuza SPAK: Po heton me dy standarde! I bën thirrje dhe ambasadorëve
23/04 22:17
Top Channel/ Berisha fton qytetarët në protestë të premten: Është drita e triumfit dhe drejtësisë
23/04 22:16
Top Channel/ Berisha-ambasadorëve: Lini standardet e dyfishta, mbani anën e kriminelëve si Dumani
23/04 22:16
Top Channel/ Dosja 5D, Berisha: Pavarësisht vjedhjeve, asnjë kontratë nuk shpallet e pavlefshme
23/04 22:16
Top Channel/ Berisha: Dumani përdori dy standarde për dosjen 5D. Hetoi vetëm dosjet më dëmet e vogla
23/04 22:15
Top Channel/ Berisha: Shkeljet e SPAK me aferën 5D, për Damanin çështja e fondeve limit nuk ekziston
23/04 22:15
Top Channel/ Berisha: Hilet e Dumanit me hetimin e kryehajdutëve, nuk flitet për grup të strukturuar
23/04 22:14
Top Channel/Aksident i rëndë në Lushnjë! Audi humb kontrollin gjatë parakalimit, plagosen dy persona
23/04 21:57