Durrës/ Hetim për shkollën e shembur, u përurua në nisje të fushatës në vitin 2009
14/12/2019 19:43

Kjo është shkolla 9 vjeçare “Neim Babameto”, e cila ka rreth 900 nxënës. Me një fond prej 90 milionë lekësh shkolla “Neim Babameto” u ndërtua nga e para në vitet 2007-2008. Këtu ishte shkolla Neim Babameto, në Durrës, e cila u shemb nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit. Krahas hetimit mbi 7 objektet e banimit ku humbën jetën 23 persona, një nga dosjet kryesore të hetimit do të jetë pikërisht edhe kjo shkollë. Për këtë arsye prokuroria ka sekuestruar dosjen e historikut të rindërtimit të kësaj shkolle. Burime të prokurorisë bëjnë me dije për Top Channel, se krahas hetimit për shpërdorim detyre, pritet që hetimi të zgjerohet më tej edhe për veprën penale të korrupsionit. Në dosjen hetimore tashmë janë faktet se cila ka qenë firma projektuese dhe ajo zbatuese e projektit të shkollës. Kush ka qenë inxhinieri zbatues dhe çfarë ka pasur në përmbajtje të tij plan projekti. Prokuroria e Durrësit, edhe në këtë shkollë, në prani të ekspertëve të Institutit të Ndërtimit, ka marrë mostra hekuri edhe betoni për të kuptuar cilësinë e ndërtimit të shkollës. E po ashtu, po hetohet edhe se sa ka qenë fondi limit për rindërtimin e shkollës tashmë të shembur. Në vitin 2008, pasi shkolla u rindërtua vihet në funksion të nxënësve, por drejtori i atëhershëm i shkollës, Mark Laska, nuk e mori në dorëzim. Kjo për shak të cilësisë së dobët të punimeve të kryera nga ish-shoqëria “Enrezo”, me pronar Enver Shalën. Një vit më pas, në prill të 2009-ës, kjo shkollë inagurohet nga ish-kryeministri Berisha, në nisje të fushatës elektorale.

Top News/ Babë e bir plagosen me thikë në Shkodër, arrestohet autori
23/04 22:55
Top Channel/ Mjeti i tonazhit të rëndë humb kontrollin dhe del nga rruga në aksin Rrogozhinë-Lushnjë
23/04 22:20
Top Channel/ Firmoset në Abu Dhabi projekti “Smart City”, Balla: Program për mbrojtjen e jetës
23/04 22:18
Top Channel/ Berisha akuza SPAK: Po heton me dy standarde! I bën thirrje dhe ambasadorëve
23/04 22:17
Top Channel/ Berisha fton qytetarët në protestë të premten: Është drita e triumfit dhe drejtësisë
23/04 22:16
Top Channel/ Berisha-ambasadorëve: Lini standardet e dyfishta, mbani anën e kriminelëve si Dumani
23/04 22:16
Top Channel/ Dosja 5D, Berisha: Pavarësisht vjedhjeve, asnjë kontratë nuk shpallet e pavlefshme
23/04 22:16
Top Channel/ Berisha: Dumani përdori dy standarde për dosjen 5D. Hetoi vetëm dosjet më dëmet e vogla
23/04 22:15
Top Channel/ Berisha: Shkeljet e SPAK me aferën 5D, për Damanin çështja e fondeve limit nuk ekziston
23/04 22:15
Top Channel/ Berisha: Hilet e Dumanit me hetimin e kryehajdutëve, nuk flitet për grup të strukturuar
23/04 22:14
Top Channel/Aksident i rëndë në Lushnjë! Audi humb kontrollin gjatë parakalimit, plagosen dy persona
23/04 21:57
Top Channel/ Intervista e Ramës, reagon Bardhi: Kryeministri e humbi qetësinë, RAI 3 tha të vërtetën
23/04 21:56
Top Channel/ Mbyllet mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, Vokshi: Boll o Plarent, si nuk u lodhe
23/04 21:53
Top Channel/ Anëtari i PS ironizon kryetaren në Komision: Nuk jemi këtu në “Albana Vokshi Fun Club”
23/04 21:52
Top Channel/ Ndreca: O kryetare po bëjmë debate bazike, Vokshi: Jeni jo serioz
23/04 21:51
Top Channel/ Komisioni i Shëndetësisë, Koçi kërkon “uljen e gjakrave”: Të mos e bëjmë si hetim penal
23/04 21:51
Top Channel/ “Ku është ‘dhoma e rrëfimit’?” Korreshi në Komision: Do rrëfehen ministrat tek e tek
23/04 21:50
Top Channel/ Ndreca përplaset me Vokshin: Nuk e përcakton ti kur e marrim fjalën, zbato protokollin
23/04 21:49
Top Channel/ Xhoxhi: Ka dështuar arroganca, Zhupa: Ku e merrni të drejtën që drejtoheni në atë gjuhë
23/04 21:48
Top Channel/ “Nuk pyes sekretarin për të thirrur mbledhje”, Vokshi-Ndrecës: Kemi zbatuar ligjin
23/04 21:47