Bullizohet në shkollë vajza mendon vetëvrasjen. Drejtoresha prindërve” kërcënoni djalin” – Fiks Fare

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një vajze të klasës së 8-të në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi”, e cila sipas të ëmës prej 2 vitesh bullizohet nga shoku i klasës në mënyrë të vazhdueshme. Situatë e cila së fundmi ka shkuar në sharje në orën e mësimit, çka e ka prekur akoma më shumë vajzën.

E ëma e të miturës ka treguar për gazetarët se është ankuar disa herë tek mësuesja kujdestare, por nuk është bërë asgjë. Madje sipas saj është mbledhur këshilli i disiplinës i cili ka vendosur që djali të ndërrojë klasë deri në qetësimin e situatës, por kjo gjë nuk është zbatuar, pasi djali ditën pas këtij vendimi ka rishkuar në klasën e tij. Ndërrimi i klasës ka rënduar situatën psikologjike të djalit, ky i fundit këtë herë ka kërcënuar se do pijë fotoksinë, çka ka bërë që drejtoria e shkollës të kuptojë gabimin që ka bërë me marrjen e vendimit për ndryshim klase dhe ta rikthejë në klasë. I vetmi sugjerim që drejtoresha ka për prndërit në rregullimin e situatës është që këta të fundit të kërcënojnë djalin. Ajo i thotë nënës së vajzas që bashkëshorti i saj ta kërcënoj djalin ” Do të zhduk”