71% e shqiptarëve nuk kursejnë, 27% e mbyllin muajin me shumë vështirësi
06/11/2019 19:56

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare realizoi një anketim që dha këto rezultate, 27% e shqiptarëve me zor e mbyllin muajin dhe nuk kanë para mjaftueshëm për ushqime. Kjo e rendit Shqipërinë në pozicionin më të keq, krahasuar me vendet e rajonit. Gati 71% e të anketuarve deklaruan se nuk kursejnë dot, nuk heqin dot mënjanë para nga rrogat e tyre. 500 të intervistuar mbi 18 vjeç morën pjesë në studimin e kryer në shtator të 2019. 46% e të anketuarve thanë se kanë para mjaftueshëm për ushqime, por hasin vështirësi për blerjen e rrobave dhe pajisjeve shtëpiake. “Po ku del të kursesh me këto rroga e këto pensione? Në Kosovë paga minimale është 350 euro. Unë jetoj jashtë dhe atje arrij të heq para mënjanë, këtu, nuk bëhet fjalë. Po të më binte një hall shëndetësor, do t’i thosha mjekut, nuk kam lekë. Unë kursej 50 mijë lekë të vjetra në muaj, se jeta nuk është vaj. Gjermanët kanë ngrënë për vite me radhë patate të ziera. Të huajt e kanë të shenjtë paranë”, thotë një zotëri. “Asnjë qindarkë nuk tepron, thotë një zonjë. Punojmë vetëm për bukë të gojës”, shprehet një qytetar. Më herët sipas një anketë të Bankës së Shqipërisë rezultoi se 4 % e familjeve shqiptare ushqehen me listë.

Top News/ Vetëm turistët nuk mjaftojnë. FMN rishikon me ulje ekonominë për 2024
18/04 17:32
Top News/ Thellohet deficiti tregtar. Eksportet në rënie të lirë, bien edhe importet
18/04 17:12
Top Channel/ FMN, turizmi kaloi parashikimet, pritet rritje 3.1% për 2024, Shqipëria e 4 në rajon
16/04 19:38
Top Channel/ “Shkrihen” shoqatat e biznesit. Qeveria synon krijimin e një dhome ekonomike kombëtare
15/04 19:45
Top Channel/ Në pragun e varfërisë! Mbi 500 mijë shqiptarë në rrezik
13/04 19:45
Top Channel/ Apeli i Bankës Botërore: Fokusi jo vetëm te turizmi e ndërtimi, propozim për pensionet
11/04 19:56
Top Channel/ Euro zbret në 102.05 lekë/Ekspertët: Po ndihmon turizmi dhe sektori i ndërtimit
10/04 19:42
Top Channel/ Inflacioni zbret në 2.3%! Rënia për shkak të uljes së konsumit, ulen çmimet e ushqimit
08/04 19:51
Top Channel/ Tiranë-Durrës, 8 korsi në total/ Hapen tenderat për zgjerimin e disa akseve
05/04 19:47
Top News/ Bujqësia në rënie të lirë / Sektori vuan emigrimin, kostot e konkurrencën
03/04 11:25
Top Channel/ Rritet besimi i konsumatorëve/ Sektorët e ekonomisë shikohen me optimizëm
02/04 19:46
Top News/ Besimi te ekonomia. Ndërtuesit ishin më pesimistët gjatë muajit mars
02/04 14:58
Top Channel/ Çmimet e bulmetit/ Ka çekuilibrim në treg, ulet çmimi i lëndës së parë por…
01/04 19:49
Top Channel/ Rritje e re e pagave/ Sërish më 1 korrik. Edhe pensionet do të indeksohen këtë vit
29/03 19:41
Top Channel/ 1.5 mld € investime të huaja/ Kryesojnë blerja e apartamenteve dhe industria e naftës
26/03 19:35
Top Channel/ Ulet tatimi mbi pagat! Ministri Ervin Mete njoftoi ndryshimet në muajin qershor
26/03 19:29
Top Channel/ Turistët sollën 4 miliardë euro! Banka e Shqipërisë tregon shifrat e vitit 2023
26/03 15:22
Top Channe;/ S&P: Shqipëria një stad më lartë! Kalon nga B+, në BB-. Ndikoi turizmi dhe…
23/03 11:50
Top Channel/ Kontabilistët ankimojnë tatimin e ri! Dorëzohet ankesa në gjykatën kushtetuese
22/03 12:25
Top News/ Bizneset nuk investojnë më. Tkurret prodhimi, ndërtimi drejt ‘stanjacionit’
21/03 11:16