“25 Prilli mbyll derën e së keqes”/ Basha me të rinjtë në Tiranë dhe me të dëmtuarit nga tërmeti

Arsim cilësor, vende të reja pune dhe të ardhura më të larta. Këto ishin disa nga Premtimet që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u bëri të rinjve në Tiranë, gjatë një takimi që ai zhvilloi me ta këtë të dielë.