Si mund ta njohësh një burrë nga shtrëngimi i dorës?

28/01/2012 00:00

Mund të kuptosh shumë nga një burrë, prej mënyrës se si ai të shtrëngon
dorën. Jep aq të dhëna sa mund të japë edhe mënyra e të veshurit apo
mënyra e të folurit.

Duke u thelluar në këtë temë “Ask Men” ka kryer një studim shkencor duke u përqendruar tek deshifrimi i këtij sinjali ndërpersonal. Rezultatet janë befasuese dhe mund të japin një çelës për zbulimin e djalit apo burrit që ke përballë nga mënyra se si ai të ka shtrënguar dorën.

Gjithcka nis nga një e dhënë shumë e thjeshtë: Shtrëngim dore i vendosur kundër një shtrëngimi të dobët dore. Në teori, forca dhe vendosmëria e një personaliteti janë proporcinalë me forcën e shtrëngimit. Nëse shtrëngimi i dorës është i fortë atëherë edhe personaliteti është i tillë. Nëse një burrë të jep dorën lehtë dhe rreket ta përfundojë sa më shpejt këtë gjest takimi, atëherë kemi përballë një person që mund të sillet pikërisht në këtë mënyrë, një person që i largohet përgjegjësive, detyrave dhe përballjeve me të tjerët.

Megjithatë e gjithë sa thamë më lart nuk duhet të merret shabllon, sepse sipas studiuesve ka persona që kur të japin dorën e shtrëngojnë fort, dhe kjo ka si qëllim për të fshehur një personalitet të brishtë…ashtu sikurse ka edhe shtrëngim dore të lehtë dhe kjo është një shenjë arrogance, që tregon një djalë apo një burrë ndaj personit që ka përballë.

Top Channel