E diel, 30 Qershor 2019
14:54
Paskuqan, konflikt mes disa personave – VIDEO

Disa të rinj janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre, duke lënduar të paktën njërin prej tyre.

13:11
Indiferentët e zgjedhjeve/ Ata që nuk janë “tifozë” të zgjedhjeve

Por ka edhe indiferentë të zgjedhjeve. Ata që nuk janë “tifozë” dhe që sot po vijojnë jetën e tyre.

13:09
30 qershori, pro dhe kundër/ Ata që votojnë dhe nuk votojnë në zgjedhjet e sotme

30 qershori, pro dhe kundër. Ata që votojnë dhe nuk votojnë në zgjedhjet e sotme.

12:42
Zgjedhjet LIVE/ Në Vagalat të Sarandës votohet me “lista dore”

Në qendrën e votimit të fshatit Vagalat të Sarandës, ndryshe nga qendrat e tjera të votimit, emrat e votuesve nuk janë të printuar, por të shkruar me dorë.

12:29
Ministrja Shahini voton për herë të parë në Shqipëri

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Znj. Besa Shahini ka votuar sot pranë qendrës së votimit në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Tiranë.

12:14
Opozita “voton” tek Vasil Shanto – VIDEO

Mbështetësit e opozitës kanë zgjedhur të protestojnë në forma nga më të ndryshmet këtë të diel, duek evituar përplasjet me policinë dhe qytetarët e tjerë.

11:59
Votimet në Vaun e Dejës/ Nuk ka probleme edhe pse gjatë javës u dogjën materialet zgjedhore

Në Bashkinë e Vaut të Dejës, një njësi ku pati edhe incidente gjatë fazës përgatitore të zgjedhjeve procesi ka nisur në pjesën më të madhe të votimit.

11:53
Vlorë, zgjedhje dhe plazh/ Në garë kandidati i PS dhe ai i Bindjes Demokratike

Vlorë, zgjedhje dhe plazh Në garë kandidati i PS dhe ai i Bindjes Demokratike.

11:40
Protesta me këngë e valle/ Korçë, Tiranë, Shijak dhe Burrel marshimi i militantëve të opozitës

Ashtu siç pritej opozita ka zhvilluar protesta në zonë të ndryshme gjatë kohës që kishte nisur votimi.

11:40
Zgjedhjet LIVE/ KQZ: Pjesëmarrja deri tani 12%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë edhe shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 11:00 në zgjedhjet vendore të 30 qershorit

11:05
Armando Subashi: Fluksi është i madh dhe votimet po ecin normalisht

Armando Subashi, kreu aktual dhe kandidati për kryetar në Bashkinë e Fierit , voton sot.

10:48
FOTO-LAJM / E moshuara me paterica i drejtohet kutisë së votimit

E drejta e votës nuk është vetëm një e drejtë, por edhe një detyrë qytetare.

10:33
Zgjedhjet në mediat ndërkombëtare/ BBC, AP, DW pasqyrojnë zhvillimet në Shqipëri

Shqipëria përgatitet për një situatë të tensionuar zgjedhore e mban një palë zgjedhje si asnjë tjetër që prej daljes nga komunizmi në 1990-tën, thotë BBC, duke treguar që në fillim të lajmit sesa të veçanta konsiderohen këto zgjedhje të shumë diskutuara lokale në vendin tonë.

10:16
Zgjedhjet e 30 qershorit: Në votime edhe prindër më fëmijë

Ditën e sotme zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor. Disa prej qytetarëve shihen në pamje të shoqëruar së bashku me fëmijët e tyre.

10:09
Valbona Sakollari: Bëni ndryshimin në kutinë e votimit

Kandidatja e BD në Bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari ka votuar dhe iu bënë një thirrje të gjithë qytetarëve.

09:59
Safet Gjici bënë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë

Kandidati për kryetar në Bashkin e Kukësit, Safet Gjici ka votuar në Shkollën Avni Rustemi.

08:55
Zgjedhjet LIVE/ Shpërthim gjatë natës në QV Burrel, digjen materialet zgjedhore

Në shkollë 9 vjeçare në Bushkash, në Njësinë administrative Ulëz raportohet se pak pas mesnate ka ndodhur një shpërthim me lëndë djegëse.

08:20
Zgjedhjet LIVE/ Tiranë, protestues tek “Shkolla e Baletit” dhe “Kushtrimi i Lirisë”

Disa persona janë grumbulluar pranë “Shkollës së Baletit” në Tiranë, por që raportohet se janë shpërndarë sapo është afruar policia.

08:13
Bojkot, djegie mandatesh, protesta/ Beteja e opozitës brenda dhe jashtë parlamentit për rrëzimin e Ramës

Opozita e kishte bojkotuar disa herë herë Kuvendin, por duke dalë dhe u kthyer sërish, deri më 16 shkurt. Por, zhvillimi që e nxori jashtë Parlamentit ishte seanca e betimit të ministrave të rinj, ku mazhoranca nuk lejoi debat për riformatimin e kabinetit “Rama 2”.

07:56
Kandidatët e 30 qershorit/ Në 27 nga 61 bashki ka vetëm një kandidat në zgjedhje

Këto zgjedhje lokale janë të parat pas 30 vitesh, ku forcat politike kryesore opozitare në vend, kanë bojkotuar procesin zgjedhor. Si pasojë e këtij bojkoti në 30 bashki ka vetëm një kandidat, nga Partia Socialiste dhe koalicioni i saj, ndërsa në 31 bashkitë e tjera në vend, ka nga dy dhe në pesë, në bashkinë e Këlcyrës, Devollit, Lezhës, Selenicës dhe Beratit, ka më shumë se 2 kandidatë.

07:00
Zgjedhjet LIVE/ Zyrtarisht nis procesi i votimit

Prej orës 07:00 deri në orën 19.00 qytetarët shqiptarë do të votojnë për të zgjedhur 61 kryetarët e bashkive.