E mërkurë, 11 Mars 2020
18:42
Mjeku tha që s’kishin mjete mbrojtëse. Manastirliu riposton selfien që mjeku ka bërë me veshjen mbrojtëse

Mjeku Ilir Allkja doli në një video në konferencën e shtypit të kryetarit të PD Lulzim Basha duke thënë se ishte future në karantinë për shkak se kishte vizituar tre persona që kishin simptoma të koronavirusin. Ai thoshte se vizitat i kishte bërë pa pajisje mbrojtëse.

18:25
Masa edhe në Berat/ Bashkia vijon me dezinfektimin e të gjithë qytetit

Bashkia e Beratit vijon me dezinfektimin e qytetit, duke vazhduar me pastrimin e vendqëndrimeve të autobuzëve urban, bankomatet, tregut industrial, gjykatës, prokurorisë, hipotekës, aluizmit dhe zonave të tjera.

17:45
Si i infektoi 50 vetë me koronavirus avokati në Nju Jork!

Në një periferi të vogël të Nju Jorkut, rastet e të prekurve nga koronavirusi shkuan brenda 10 ditëve në mbi 100, dhe autoritetet u përpoqën të zbulonin se kush po e përhapte virusin.

17:41
Vuçiç kollitet gjatë konferencës për media, thotë se shumëkush do të gëzohej të ishte coronavirusi

Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiç sot u kollit shumë pasi piu ujë.

17:40
A dilet për shëtitje, a bëhet pazar, a shkohet tek mjeku? Ja rregullat e marra në Itali për koronavirusin!

E gjithë Italia është shpallur zonë e sigurtë deri në 3 prill, me shpresën se një masë e tillë drastike do të ndihmojë në frenimin e virusit.

17:28
A mund të infektohesh dy herë nga koronavirusi?

Disa persona që janë prekur nga koronavirusi, por kanë arritur të shërohen prej tij janë përballur me një situatë të frikshme: nuk ka zgjatur shumë, dhe ato janë infektuar përsëri.

17:20
Napoli, në radhë për tamponim: Pështyn doktoreshën dhe infermieren!

Kishte temperaturë të lartë dhe ndodhej në spital për të bërë tamponimin për koronavirusin, por duke pritur në radhë, ka humbur durimin e ka pështyrë doktoreshën dhe një infermiere të cilat po përpiqeshin ta qetësonin.

17:20
Kosova pa koronavirus, por Prishtina me kujdes të shtuar

Përkundër që Kosova ende nuk ka shënuar asnjë rast të prekur nga koronavirusi, në kryeqytet tashmë kanë nisur së zbatuari masat parandaluese karshi këtij virusi vdekjeprurës. Sonte duke filluar nga ora 22:00 do të fillojë dezinfektimi i autobusëve të “Trafikut Urban”, ndërsa edhe Qendrat Sociale për të Moshuarit në Prishtinë nga sot janë mbyllur. Këto dy veprime janë ndërmarrë pasi kështu ka vendosur i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

17:18
Masa të rrepta në mbarë Ballkanin, virusi “kursen” vetëm Kosovën e Malin e Zi!

Kosova dhe Mali i Zi janë të vetmet vende të rajonit që nuk kanë raportuar raste të koronavirusit. Është një çudi thonë mediat e huaja, sesi Mali i Zi nuk ka ende asnjë rast kur Covid 19 ka mbërritur në tre vendet që ndajnë kufijtë me të, Shqipëri, Bosnje Hercegovinë e Serbi.

17:02
Manastirliu: Kush lokal nuk mbyllet 20 milion lek gjobë

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka njoftuar se masat e kërkuara nga qeveria nuk po zbatohen nga qytetarët.

16:00
Ilaçi kundër artritit shëron të prekurit nga koronavirusi

Mjekët e spitalit të Napolit, kërkojnë një protokoll kombëtar për të shtrirë përdorimin e medikamentit Tocilizumab, anti artrit, tek pacientët e prekur nga koronavirusi dhe në gjendje kritike.

15:56
Merkel për virusin: Do prekë 58 milionë gjermanë

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka paralajmëruar se deri në 70 për qind e popullatës së vendit, ose rreth 58 milionë njerëz, mund të preken nga koronavirusi.

15:50
Frika nga koronavirusi, “Google” dërgon punonjësit në shtëpi

Kompania që zotëron Google, Alphabet, i ka kërkuar stafit të saj në Amerikën e Veriut, të punojë nga shtëpia në mënyrë që të reduktohet përhapja e mundshme e koronavirusit.

15:15
Katër vatra koronavirusi/ U gjetën dy në Tiranë, një në Durrës dhe e fundit në Lushnje

Në Shqipëri janë identifikuar katër vatra me koronavirus.

12:28
THIRRJE/ Të moshuarit, Kujdes! Jo në turma, në rradha, rrezikojnë shumë

Koronavirusi rrezikon më së shumti të moshuarit për shkak të komplikacioneve që mund të shkaktohen duke patur edhe problem me sëmundje të tjera kronike.

11:03
Presidenti e trajneri në karantinë, Cagliari pezullon për disa ditë stërvitjen

Pas vendimit të drejtuesit të Rajonit në Sardenjë, që të futin në karantinë të gjithë njerëzit që kanë ardhur nga veriu i vendit gjatë dy javëve të fundit, këtij procesi i janë nënshtruar edhe drejtuesit e trajneri i Cagliarit.

11:01
Organizatat shëndetësore, udhëzime për mbrojtjen e fëmijëve nga koronavirusi

Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Shoqatat e Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), UNICEF-i dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kanë lëshuar sot udhëzime të reja për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve dhe shkollave nga transmetimi i virusit COVID-19.

10:45
Numri i të prekurve me koronavirus në Serbi arrin në 12

Shtatë raste të tjera të infeksionit me koronavirus janë konfirmuar në Serbi, duke rritur numrin e të infektuarve në 12, tha ministria e shëndetësisë së këtij vendi.

06:53
4 gabime që ndikojnë në përhapjen e koronavirusit

Gabimet që bëjnë njerëzit, sado të vogla të jenë ato, mund të kenë pasoja të mëdha në kohë epidemish siç është kjo e Koronavirusit. Sipas ekspertëve, ky virus, si çdo tjetër që ka goditur njerëzimin, lulëzon si pasojë e gabimit njerëzor. Shembulli më konkret është ai i Italisë. Përpara se të shpërthente epidemia, një burrë 75 vjeçar udhëtoi nga San Marko drejt Lombardisë ku edhe u sëmur. Ai u kthye në shtëpi, nuk u testua dhe infektoi gruan, të bjinë dhe 70 të tjerë. Më pas, pacienti vdiq dhe analizat treguan se ai kishte qenë i prekur nga virusi.

06:27
Ja sa ditë duhet që të shfaqen simptomat e Covid-19

COVID-19 është kthyer në një kërcënim për të gjithë popullsinë dhe masat e marra për ta parandaluar atë janë nga më drastiket e të nevojshmet. Diskutimi se duhet të qëndrohet 14 ditë në karantinë nëse dyshoni se jeni prekur nga COVID-19 ka zënë një pjesë të gjerë të debatit edhe në vendin tonë. Për të gjithë të kthyerit nga zonat e prekura, qeveria ka dhënë urdhrin e vetë-izolimit për 14 ditë. Në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e këtij virusi.

E martë, 10 Mars 2020
19:57
Gratë shtatzëna, imune ndaj Covid-19, asnjë provë që virusi mund të kalojë tek një fëmijë

Gratë shtatzëna duket se nuk janë shumë të ndjeshme ndaj simptomave të rënda Covid-19 dhe nuk ka asnjë provë që virusi mund të kalojë tek një fëmijë, thotë the Guardian.