E martë, 10 Mars 2020
19:57
Gratë shtatzëna, imune ndaj Covid-19, asnjë provë që virusi mund të kalojë tek një fëmijë

Gratë shtatzëna duket se nuk janë shumë të ndjeshme ndaj simptomave të rënda Covid-19 dhe nuk ka asnjë provë që virusi mund të kalojë tek një fëmijë, thotë the Guardian.

19:13
Një e infektuar në Durrës/ E sëmura ndodhej në spital prej disa ditësh, u kthye nga Italia

Në spitalin rajonal të Durrësit është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i prekur nga Covid-19.

18:34
Sa ditë duhet që të shfaqen simptomat e Covid-19

COVID-19 është kthyer në një kërcënim për të gjithë popullsinë dhe masat e marra për ta parandaluar atë janë nga më drastiket e të nevojshmet.

18:28
Lajmi i shpërndarë nga Kina për koronavirusin: Shërohet me ujë me limon!

Në internet qarkullon një lajm, i cili thuhet se mbështetet në mesazhin e një studiuese kineze, Shenme Minzi.

18:10
Ja çfarë masash mori Koreja e Jugut që arriti ta ulte numrin e infektimeve!

Koreja e Jugut ka shënuar një rënie të numrit të rasteve të infektimeve, të cilat të premten ishin 518, ndërsa të hënën 165.

17:24
Maqedoni, mbyllen për 14 ditë të gjitha çerdhet, shkollat dhe institucionet tjera arsimore

Pas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria në mbledhjen e sotme vendosi që të mbyllë të gjitha çerdhet, shkollat dhe institucionet tjera arsimore. Kështu njoftoi në konferencën e sotme për shtyp, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

17:12
Historia globale e pandemive

Që nga kohët e largëta të Dhiatës së Vjetër deri më sot, historia e pandemive është pothuajse e gjatë sa historia e njeriut. Çdo shpërthim masiv pothuajse ka të bëjë me urbanizimin dhe veçanërisht me “problemet e vogla” gjatë globalizimit. Në shekullin e 21-të, denduria e pandemive vdekjeprurëse ka qenë në rritje, gjë që na detyron të rishikojmë të metat në raundin e fundit të urbanizimit dhe t’u hedhim një sy mësimeve nga historia.

16:57
Vazhdon dezinfektimi i institucioneve publike në bashkinë e Shkodrës

Në territorin e Bashkisë së Shkodrës ka nisur dhe po vazhdon dezinfektimi i ambjenteve.

16:50
Nuk ka koronavirus në Kosovë, rezultatet e pacientëve të dyshuar dalin negative

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në Kosovë ende nuk ka asnjë rast me koronavirus.

16:27
Itali/Nga sot lëvizjet me leje të posaçme, policia: qytetarë qëndroni në shtëpi, ose në burg

Italianët nga sot mund të udhëtojnë, vetëm nëse shkojnë në punë apo për shkaqe shëndetësore.

15:29
Dezinfektim transportit urban në Tiranë, bie numri i personave që udhëtojnë

Bashkia e Tiranës njoftoi se ka dezinfektuar autobusët e transportit publik, kështu që qytetarët mund t’i përdorin ato, siç kanë bërë përherë, pa patur frikën nga Koronavirusi.

15:20
Nis dezinfektimi në gjithë vendin, në shkolla dhe ambiente publike

Pas anulimit të festimeve të Ditës së Verës edhe Bashkia e Elbasanit ka nisur dezinfektimin e të gjithë mjediseve publike, institucione, transport publik, tregje, parqet dhe këndet e lojërave për fëmijë.

15:12
Udhëtarët e fundit nga Italia/ Në mëngjes mbërritën me traget 630 persona

Mëngjesin e së martës në portin e Durrësit kanë mbërritur tragetet e fundit nga Italia.

15:08
Urgjenca, në krye të betejës/ Çdo ditë, 3 mijë thirrje pranë 127 për të marrë këshilla

Këtu në njësinë e koordinimit të qendrës kombëtare të urgjencës spitalore, ndodh përballja e parë në betejën e nisur ndaj Koronavirus, tashmë prezent edhe në vendin tonë. Mbi tre mijë qytetarë gjatë 24 orëve të fundit kanë telefonuar numrin 127 për tu këshilluar.

15:03
10 të infektuar në Shqipëri/ Janë kryer 114 analiza, një nga të prekurit ndodhet në Durrës

Covid-19 po përhapet në vendin tonë menjëherë pas konfirmimit të rastit të parë janë konfirmuar zyrtarisht 10 të prekur ndërkohë që mund të ketë edhe të tjerë të cilët janë pa simptoma.

14:55
Pamje që tregojnë më së miri si përhapet coronavirusi

Një video e postuar në Twitter që brenda pak minutave është bërë virale, tregon më së miri se si përhapet coronavirusi që së fundmi ka marrë emrin e ri – COVID-19.

14:44
​Kosovë/Qeveria ndan 10 milionë euro për t’u ballafaquar me koronavirusin

Qeveria e Kosovës ka miratuar planin e veprimit për të ballafaquar me koronavirusin. Mbi bazën e kësaj në mbledhjen e sotme ka ndarë 10 milionë euro për ministrinë e shëndetësisë për të zbatuar atë.

14:42
Serbia vendos kufizime të udhëtimit për shkak të koronavirusit

Serbia ka mbyllur kufijtë për udhëtarët nga vendet më të prekura nga koronavirusi, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

14:39
Koronavirusi, mbyllen edhe dy klinka në Shkup

Klinikat interne të Gastrologjisë dhe Hematologjisë në qytetin e Shkupit janë zbrazur nga mjekët dhe pacientët.

11:22
Itali. Nëna me koronavirus, fëmija është i painfektuar

Mrekullia që jep shpresë. Vajza e vogël është në rregull dhe është në izolim.

11:05
Shkollat e mbyllura për dy javë, fëmijët në shtëpi, klasat do dezinfektohen

Të gjitha shkollat në Shqipëri janë të mbyllura për dy javë. Ky është urdhëri i dhënë dje nga Ministrja e Arsimit.