Kuptimi i veçantë i luleve në funeralin e Mbretëreshës Elizabetë II

19/09/2022 14:38

Në Westminster Abbey përfundoi shërbesa fetare për funeralin e Mbretëreshës, në prani të 2 mijë të ftuarve.

Kjo është kisha historike ku kurorëzohen mbretërit dhe mbretëreshat e Anglisë. Për Elizabetën e Dytë ky moment u shënua në vitin 1953, 6 vjet pasi në të njëjtin vend u martua me Princin Filip kur ende ishte princeshë. Që nga shekulli i 18-të, aty nuk mbahet shërbesë fetare funerali për një monark, edhe pse në vitin 2002 pati një të tillë për Nënën Mbretëreshë.

Mbreti Charles III u sigurua që lulet e vendosura mbi arkivolin e Mbretëreshës të kishin një kuptim të veçantë. Charles kërkoi që kurora të përmbante kompozime simbolike që përfshinin lule nga buqeta e saj e dasmës me Princin Philip.

Me kërkesën e Mbretit, kurora përmban gjethe rozmarine, lis anglez dhe myrtle (prerë nga një bimë e rritur nga myrtle që ndodhej në buqetën e dasmës së Mbretëreshës) dhe lule në nuancat e ngjyrës së artë, rozë dhe vishnje të thellë, me një prekje të bardhë, të prera nga kopshtet e rezidencave mbretërore.

Lulet, kurora dhe shkopi i saj, u vendosën në majë të arkivolit ndërsa ai transferohej nga Westminster Hall në Westminster Abbey, ku shtrihej në qendër të kishës. Kishte gjithashtu një shënim nga Charles që thoshte:

Me dashuri dhe përkushtim, Charles R.

Rikujtojmë, se mbretëresha u martua me Princin Philip para 2000 njerëzve më 20 nëntor 1947. Philip ndërroi jetë më 9 prill 2021, në moshën 99-vjeçare, në Kështjellën Windsor. Ndërkaq, ndonëse krizë, askush nuk shqetësohet (të paktën për momentin) lidhur me shpenzimet e funeralit të Mbretëreshës Elizabeta e Dytë. Një ceremoni pompoze, me momente solemne, homazhe, procesione ushtarake, ekrane të mëdhenj për të transmetuar në kohë reale atë që ndodh në prani të liderëve të shteteve e përfaqësuesve nga familjet mbretërore në Europë./ Top Albania Radio

Top Channel