Opozita në ‘këmbë’ bllokon foltoren/ PS miraton me mbi 80 vota raportet e institucioneve të pavarura, votohet edhe kreu i ri i Prokurimeve Publike

U mbyll me tensione dhe përplasje seanca e sotme parlamentare. Demokratët u ngritën në këmbë duke bllokuar foltoren dhe duke bërë zhurmë, teksa i binin tavolinave me shuplaka dhe me bidonë plastikë.