Nevil Dede shpallet trajneri më i mirë i Kategorisë Superiore për muajin maj. Ky është vlerësimi i dhënë nga Drejtoria Teknike e Federatës Shqiptare të futbollit, për teknikin e Egnatias.

Vlerësimi për Nevil Deden,  vjen pas rezultateve të shkëlqyera të skuadrës rrogozhinase në fazën “Final Four”, ku Egnatia siguroi titullin kampion për të tretin sezon radhazi.

Nën drejtimin e Nevil Dedes, Egnatia triumfoi në të tre përballjet ndaj Elbasanit, Vllaznisë dhe Dinamos, duke mbyllur me sukses sezonin.

Çmimi “Trajneri i Muajit” për muajin maj iu dorëzua Nevil Dedes nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Abdyl Kuriu, në “Shtëpinë e Futbollit”, si vlerësim për punën dhe sukseset e arritura me skuadrën kampione të Shqipërisë.

Top Channel