“Punë pa Teka”/ “Nuk ndihesh i detyruar nga zgjedhja e prindërve?”, 18-vjeçari që nuk braktis fshatin i përgjigjet gazetares: E kam me dëshirë këtë punë
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Fier ironizoi sërish influencerët.
Kryeministri u shpreh se blogerët dalin në Instagram vetëm për ‘likes’ dhe ‘followers’ duke thënë gjëra të pavërteta për vendin tonë.
“Unë nuk po them që ne nuk kemi probleme, se ne do kemi gjithmonë probleme, për sa kohë që do kemi njerëz që në emër të mjedisit, shpendëve shkojnë në Zvërnec dhe i parkojnë të gjitha makinat mu në rërë dhe protestojnë për flamingot.
Do kemi probleme për aq kohë sa njerëzit shfaqen në Instagram me lloj-lloj kremrash, me lloj-lloj rrobash, sfondesh. Jam në Toskanë, ju përshëndes nga Parisi, o sa e bukur Vjena dhe mbrapa Mozarti që këndon dhe këtu në Shqipëri e pinë atë pijen që kanë marrë për t’i bërë reklamë dhe pastaj e hedhin, uh uh.
‘Duam flamingot’. Po je e sigurt që të duan flamingot ty. S’kanë gojë, por kam gojë unë edhe për ata.
Kjo është siç tha një miku im: “Të kesh dy b*thë, një ta mbash dhe një ta çash”.
Pata një telefon nga një djalë në protestë. Më tha: “Me kë e kishe atë punën e patriotëve, se dhe unë jam patriot”. I thashë: “Dëgjo, ti je patriot?”. “Po”, tha.
I thashë: “Pse merr pjesë në një mashtrim publik? Pse i jep fytyrën tënde dhe zërin tënd atdhedashës një mashtrimi?”.
“Jo”, tha, “si?”.
“Po si”, i thashë, “ti je patriot dhe pranon që të kërkohet vdekja ime tradhtare, edhe pranon që të flitet për lloj-lloj gjërash duke u nisur nga një gënjeshtër. Pse nuk u thua ti, o djem, unë jam këtu se unë e dua Shqipërinë, se nuk pranoj që të shitet Sazani. Këtë s’e pranoj as unë. Unë dua që ti bashkë me mua të shikosh letrat, të kërkojmë llogari”.
I thashë që tani i bie të jesh skuth dhe manipulator, jo patriot.
“Unë”, tha, “nuk kam lidhje me ato që thonë të tjerët, unë kam shqetësimet e mia”.
Po çfarë është ky patriotizëm për të vendosur Shqipërinë në një sherr që nuk është sherri ynë.
Ju, djem, nuk duhet të bëheni patriotë dhe t’i ikni të vërtetës. Nëse ka një gjë patriote, është e vërteta. Është që kur flet për vendin tënd, kur i del për zot vendit tënd, kur përpiqesh të thuash sa më mirë për vendin, ta bësh duke pasur parasysh që të mos vënohet dinjiteti i vendit tënd.
Duke mos thënë gjëra të pavërteta, për hir të likes, followers. Se ishte dhe një rast tjetër që njërit i kishte ikur e dashura në protestë. I thoshte: “Ç’punë ke ti atje?”. “Po atëherë, likes unë ku t’i marr? Duke ndenjur me ty, ti nuk shihesh me sy”.
PS duhet t’ia kujtojë të gjithëve që PS është zgjedhur për të udhëhequr, jo për t’i shkuar nga mbrapa të tjerëve.
Deri më 12 qershor të ndahen ambientalizmi nga qorrollapsizmi. Kush është në bulevard akoma për Sazanin, Zvërnecin, për zhvillimin e Shqipërisë dhe për mënyrën se si do ndërtojmë në ato pika të ndjeshme.
E patë ju që kishte dalë njëri dhe thoshte: “Kujdes”. Ai ishte UFO. Thoshte: “Kujdes, nuk është puna te Zvërneci, Zvërneci është loja, puna është në Darëzez”.
Këta thonë lumi i fundit i egër, po lumenjt e tjerë pse i zbutët ju?”, u shpreh Rama.
Top Channel