Edhe Lezha në protestë/ Qytetarët marshojnë në rrugët e qytetit, shprehin pakënaqësitë për situatën ekonomike dhe sociale në vend

09/06/2026 21:47

Valës së protestave që prej ditësh ka përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të vendit i është bashkuar edhe Lezha.

Shumë qytetarë u mblodhën këtë mbrëmje në qendër të qytetit, duke marshuar në rrugët kryesore dhe duke shprehur pakënaqësitë e tyre për situatën ekonomike dhe sociale në vend.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit ngritën shqetësime që lidhen me rritjen e kostos së jetesës, emigracionin, papunësinë dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballen familjet shqiptare.

Marshimi vijoi në rrugët kryesore të Lezhës, ndërsa organizatorët deklaruan se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Top Channel