Egnatia mori një fitore me peshë ndaj Vllaznisë në ndeshjen e raundit të dytë të fazës së Final Four të zhvilluar këtë të shtunë, një fitore që e afron akoma më shumë skuadrën rrogozhinase drejt titullit të tretë radhazi kampion.

Por kjo ndeshje pati edhe momente nervozizmi që solli përplasje mes stafeve dhe futbollistëve, një imazh ky shumë i shëmtuar për Kategorinë Superiore aq më tepër e ndodhur në një fazë kulmore të kampionatit

Gjithçka ndodhi në minutën e 88 kur Adjessa shënoi golin e dytë duke i dhënë avantazhin Egnatias. Kapiteni Albano Aleksi festoi pranë stolit të Vllaznisë duke provokuar kuqeblutë të cilët reaguan ndërkohë që nga stoli i Vllaznisë Erdenis Gurishta u ngrit dhe qëlloi me grusht Aleksin. Në fund Enea Jorgji i ndëshkoi me karton të kuq si Aleksin dhe Gurishtën dhe më pas situata u qetësua dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 për Egnatian. Faza e Final Four do të mbyllet me ndeshjet e javës së fundit  Egnatia-Dinamo dhe Vllaznia-Elbasani.

Video e incidentit në Vllaznia-Egnatia

Video e gjuajtjes së Gurishtës

Top Channel