Rëndohet bilanci i viktimave të prekur me Ebola në Kongo, humbin jetën vullnetarët e Kryqit të Kuq, merreshin me menaxhimin e trupave të infektuar

24/05/2026 15:38

Tre vullnetarë të Kryqit të Kuq vdiqën në Republikën Demokratike të Kongos kanë humbur jetën nga dyshimet për infektim me Ebola, ndërsa shpërthimi i virusit në lindje të vendit vazhdon të përhapet.

Sipas IFRC-së, vullnetarët besohet se u infektuan më 27 mars gjatë menaxhimit të trupave të pajetë në rajonin Ituri, përpara se shpërthimi i Ebolës të identifikohej zyrtarisht.

Viktimat janë identifikuar si Alikana Udumusi Augustin, Sezabo Katanabo dhe Ajiko Chandiru Viviane. Ata punonin në qytetin Mongwalu, i konsideruar tani epiqendra e shpërthimit, dhe ndërruan jetë midis 5 dhe 16 majit.

Organizata tha se ata humbën jetën ndërsa i shërbenin komuniteteve të tyre “me guxim dhe humanizëm”.

Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se trupat e viktimave të Ebolës mbeten shumë infektivë pas vdekjes, pasi virusi transmetohet përmes lëngjeve trupore.

Shpërthimi aktual përfshin variantin e rrallë Bundibugyo Ebola, për të cilin ende nuk ekziston një vaksinë e provuar. Sipas ekspertëve, kjo formë e virusit ka një normë vdekshmërie prej rreth një të tretës së rasteve të infektuara.

Deri tani, shpërthimi ka shkaktuar më shumë se 200 vdekje të dyshuara dhe mbi 850 raste të dyshuara në RD të Kongos.

Top Channel