Premier League ‘mbytet’/ Asnjë fitore në ndeshjet e para në 1/8 e finaleve në Ligën e Kampioneve
Mund ta quani të rilindur, Nicolo Zaniolo është kthyer në skenën e Serie A, ashtu siç ishte që fëmijë, madje duke qenë në lojë për një vend në kombëtaren italiane, kjo edhe falë formës së tij me Udinesen duke qenë protagonist thuajse në çdo ndeshje dhe me 5 gola të shënuar në kampionat.
Ish sulmuesi i Romës rrëfehet në një intervistë të gjatë për të përditshmen La Gazzetta Dello Sport gjatë së cilës pohon se do të jetë i lumtur nëse Gattuso e grumbullon. ‘Fanela e Italisë është një ëndërr, po bëj gjithçka. Nëse Gattuso do të më telefonojë, do të jem shumë e lumtur, nëse nuk do ta marr këtë telefonatë do të punoj për ta marrë’-ishin fjalët e Zaniolos.
Duke të të parë nga afër, vihen re shumë shenja. Merr shumë goditje…
‘Shumë. Dy operacione në gju, në ligamentin e kryqëzuar të djathë dhe të majtë, dëmtimi i metatarsit në këmbën e majtë. Ka qenë e vështirë’
Fluturove lart kur ishe te Roma, por më pas nuk i realizove pritshmëritë. Çfarë gabimesh bëre te Atalanta dhe Fiorentina?
‘Në Bergamo mbeta prapa për shkak të metatarsit dhe nuk arrija dot të jepja atë çfarë kërkonte Gasperini. E pata të vështirë. Te Fiorentina prisja që gjërat të shkonin ndryshe, kam më shumë keqardhje për atë çfarë ndodhi te skuadra violë.
Të kanë përkufizuar si një djalë i keq. Çfarë ke bërë?
‘Gjëra të moshës, ndonjë vonesë e tepërt në stërvitje unë dhe Moise Kean. Isha mendjelehtë. Por tani kam ndryshuar, ne jemi idhuj për fëmijët duhet të japim shembuj pozitivë’
Falë Sarës, me të cilën sapo je martuar dhe tani je babai i Leonardos. Çfarë ka më shumë se vajzat e tjera që të vinin rrotull në Romë?
‘Bukuria e saj është objektive, por është e zonja me fëmijët. Është e mirë, është pjesa e shtëpisë që arsyeton. Unë kam zjarrin përbrenda. Njiheshim që kur unë isha 18 vjeç dhe 5 vjet më parë kuptova se ishte gruaja e jetës sime. Ka qenë gjithnjë në momentet më të vështira, ashtu sikurse edhe agjenti im, Claudio Vigorelli’.
Sara është romane. Ti te Roma dhe më të mirën, por pastaj gjithçka u mbyll keq.
‘Në Romë bleva 2 shtëpi, mendoj se do të jetoj atje kur të rritem. Roma më dha shumë, e ndjek skuadrën edhe pse gjërat u mbyllën keq’.
Përplasje dhe keqkuptime. Por mund të thuhet se i dhe fitoren e një Conference League Romës me një gol në finale
‘Një emocion i pabesueshëm. Por ajo kupë është e të gjithëve, nuk bëra unë që ta fitojmë. E fituam që nga faza e playoffit me Trabzonspor, duke punuar që nga korriku’.
Me një trajner si Jose Mourinho. Si e përkufizon?
‘Mjeshtër. Menaxhon në mënyrë perfekte si në fushë ashty edhe jashtë saj. Flas me të’
Në një lojë në rrjetet sociale ke vënë Francesco Tottin përpara të gjithëve, përse?
‘Është një kampion, një fenomen, një legjendë. Një ndër 3 numrat 10 italianë së bashku me Baggio dhe Del Pieron. Kam pasur fatin të njoh Francescon dhe e kuptova rëndësinë që ka’.
Edhe ti te Roma e katërfishove numrin e ndjekësve duke u bërë idhull
‘Dhe nuk dita të menaxhojë momentin pas debutimit në Ligën e Kampioneve dhe dygolëshin ndaj Portos. Duhet të qëndroja me këmbë në tokë’
Kush ishte idhulli yt?
‘Kaka, te Roma mbaha numrin 22 për të
Te Galatasaray kishe numrin 17.
‘Më shkruajti babai i një fëmije që kishte humbur jetën. Ajo letër la shenjë te unë. E zgjodha për të’
Në Udine ke numrin 10, të kanë bërë mbret.
‘Mirënjohje totale. Në qershor nuk më deshte askush, ata besuan. kërkonin dikë në vend të Thauvin. Pozzo dhe Nani dinë si të punojnë. Me Nanin kemi një raport shumë të mirë. Udine më priti shumë mirë dhe unë jam i lumtur aty’
A do të qëndroje nëse do të merrje propozime tunduese? Ti je pjesë e Galatasaray dhe blerja e kartonit tënd kushton 10 milionë euro.
‘Te Galatasaray jam ndjerë mirë dhe kam shënuar dygolësh në derbin me Fenerbahçe, madje duke fituar edhe titullin. Por tani nuk mendoj për asgjë tjetër veçse të qëndroj këtu. ndjej besimin, ndihem i vlerësuar dhe pjesë e një projekti’.
Ke miq, italianët nga Zanoli te Bertola. Është e vështirë të kesh miq të vërtetë në futboll?
‘Miq zemre, po. Askush nuk është si Francesco i Spezias. Ndryshon skuadër, humbet, është e vështirë të kesh besim’
Ke qenë ndonjëhere të ndonjë psikolog?
‘Jo’
Kur ishe fëmijë, ke shkuar te Interi. Çfarë kujtimesh ke?
‘Në fillim shkova në Firenze në moshën 10 vjeç. Te Interi kam fituar gjithçka në kategorinë e të rinjve. Duhej të isha në skuadrën e parë, por më shumë luajta me skuadrën Primavera të Stefano Vecchi të cilit i detyrohem shumë. Më përdorte si gjysmësulmues krahu’
Tani në çfarë roli luan?
‘Sulmues i dytë, që luan më shumë mes linjave. Në fillim isha më shpërthyes dhe instinktiv. Isha unë kundër të gjithëve. Tani arsyetoj dhe mbështes qendërsulmuesin. Tani është më mirë’
Si është Runjaic?
‘I drejtpërdrejtë. Preferoj një të vërtetë të hidhur sesa një gënjeshtër të bukur’
Të shtunën vjen Juventusi
‘Një skuadër e madhe. Spalletti i ka dhënë një identitet preciz, por ne jemi të vendosur’
Top Channel