Nga pushteti absolut në një qeli izolimi, jeta e re e Nicolas Maduros në burgun e sigurisë së lartë në Brooklyn Mes pasigurisë që ka shkaktuar në tregjet e energjisë lufta e Iranit, Gjermania është detyruar të autorizojë përdorimin e një pjese të rezervave të saj kombëtare të naftës për të ndaluar rritjen e ndjeshme të çmimeve në tregjet botërore.
Ministrja e Ekonomisë, Katherina Reiche, e nënvizoi se nuk ka mungesë fizike të naftës, por çmimet e larta reflektojnë prime rreziku dhe fitime spekulative.
“Situata nuk tregon mungesë furnizimi. Përdorimi i rezervave synon të qetësojë tregun. Nëse shqetësimet për mungesat zhduken, çmimet do të ulen dhe presim një efekt zbutës”, deklaroi Katherina Reiche, ministre e ekonomisë në Gjermani.
Ministrja gjithashtu shpjegoi se situata është e tensionuar për furnizimin me naftë, pasi Ngushtica e Hormuzit është aktualisht e pakalueshme. Çmimi global i naftës është rritur me 30%, duke reflektuar përveç primeve të rrezikut edhe fitime spekulative. Vendet e G7-ës diskutuan përdorimin e rezervave, një masë e koordinuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), e cila mbajti një takim të jashtëzakonshëm të mërkurën.
Reiche konfirmoi se IEA ka rekomanduar që shtetet anëtare të saj të lirojnë rezervat, duke arritur në një total prej 400 milionë fuçi naftë bruto- sasia me e madhe kjo në historinë e IEA-s. Gjermania do të kontribuojë me 2.64 milionë tonë, apo 19.51 milionë fuçi. Edhe pse Gjermania importon vetëm sasi të vogla nafte nga Lindja e Mesme, ajo do të ndihmojë sipas kërkesës së IEA-s, duke mbështetur parimin themelor të solidaritetit ndërkombëtar. Reiche vuri në dukje se vendet aziatike janë importuesit kryesorë të naftës nga rajoni i Gjirit dhe se transporti detar është praktikisht i ndalur për shkak të bllokadës së Ngushticës së Hormuzit nga Irani.
Shtetet anëtare të IEA-s, si Japonia dhe Koreja e Jugut, janë veçanërisht të prekura nga rritja e çmimeve.
Top Channel