Nga pushteti absolut në një qeli izolimi, jeta e re e Nicolas Maduros në burgun e sigurisë së lartë në Brooklyn
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme futet në ditën e saj të 13-të, shtirja e saj në rajon sa vjen e rritet.
Ditën e sotme dy anije cisterna që transportonin naftë janë sulmuar teksa kalonin në Gjirin Persik duke lënë pas një viktime.
Nga ana tjetër Izraelit e ka zhvendosur vëmendjen nga Libani ku synon të godasë pozicionet e Hezbollahut. Në sulmin e tyre të fundit në kryeqytetin libanez të Beirutit raportohet se kanë humbur jetën 8 persona dhe janë plagosur 31 të tjerë.
Ndërkohë mediat italiane raportojë se para pak kohësh raketat iraniane kanë goditur bazën italiane e Erbilit e cila ndodhet në Irak.
Përditësimet LIVE, 12 mars
11:00 Shpërthime pranë aeroportit të Erbilit, baza ushtarake italiane goditet nga një raketë në Irak
Një bazë ushtarake italiane në Erbil të Irakut është goditur nga një raketë gjatë natës, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë.
Sipas mediave italiane, shpërthimet u dëgjuan rreth orës 23:30 sipas orës lokale dhe ishin aq të forta saqë u ndjenë në zona të ndryshme të qytetit. Një nga raketat raportohet të ketë rënë pranë hotelit “Divan”, një nga hotelet më luksoze të Erbilit.
Derisa lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit po përqendrohet në Ngushticën e Hormuzit, pikën më jetike për kalimin e energjisë në botë, pasojat ekonomike të një ndërprerjeje të madhe të furnizimeve me naftë dhe gaz mund të përhapen në mbarë globin.
08:40 Lufta në Lindjen e Mesme, ja sa i ka kushtuar SHBA-së java e parë e konfliktit me Iranin
Kostoja për Shtetet e Bashkuara në javën e parë të luftës kundër Iranit ka tejkaluar 11.3 miliardë dollarë, sipas shifrave të paraqitura para anëtarëve të Kongresit nga Pentagoni, siç zbulon New York Times.
08:29 Izraeli sulmon sërish Bejrutin, humbin jetën 8 persona, plagosen 31
Një tjetër incident i rëndë ndodhi në Bejrut, ku 8 persona humbën jetën dhe 81 të tjerë u plagosën pas një sulmi me dronë nga forcat izraelite.
Sipas mediave libaneze, mbrëmë sulm me dronë nga Izraeli u krye në një pikë ku shumë prej personave të zhvendosur po qëndrojnë përkohësisht në tenda.
“Djalli ka vdekur”, me këtë mesazh, kundërshtarët në Iran po përhapin informacionin se personi që shumica dërrmuese e iranianëve e urrenin për vdekje nuk është më gjallë.
Po flasim për Asadollah Badfar, komandantin e organizatës paraushtarake të Gardës Revolucionare, Basij, dhe përgjegjës për dhjetëra mijëra vdekje dhe plagosje të bashkatdhetarëve të tij.
Dy anije cisterna të huaja që transportonin karburant janë sulmuar në ujërat irakiane në Gjirin Persik gjatë natës së kaluar, duke shkaktuar zjarre në të dyja anijet dhe duke vrarë një marinar, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar për të gjetur të zhdukurit.
07:46 Lufta në Lindjen e Mesme, Zvicra mbyll ambasadën më Teheran: Pasiguria për stafin po rritet
Zvicra ka mbyllur ambasadën e saj në Teheran për shkak të “rrezikut në rritje” për sigurinë e diplomatëve të saj, njoftoi Berna të mërkurën.
Top Channel