‘Event shumë i madh për t’u shtyrë’/ FIFA iu përgjigjet zërave që ngrenë dyshime për mbajtjen e Botërorit 2026 për shkak të konfliktit

12/03/2026 12:41

Me shumë mundësi, Botërori 2026 do të mbahet rregullisht pavarësisht konfliktit në Lindjen e Mesme. Kjo është ajo që kuptohet nga deklaratat e bëra nga Hermo Schirgi, drejtori operativ i turneut që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada në periudhën qershor-korrik.

Në Dallas, në një konferencë dedikuar për këtë, Schirgi nënvizoi sesi përgatitjet janë tashmë drejt përfundimiti dhe nuk ka ndonjë rrezik të veçantë që mund të çojë në shtyrjen apo edhe anulimin e kompeticionit.

‘Botërori është një event shumë i madh dhe sigurisht që do të zhvillohet-tha Schirgi-situata është në evoluim të përditshëm, po e monitorojmë me vëmendje duke punuar me partnerët tanë për të arritur në një zgjidhje. Shpresojmë që ata që janë kualifikuar të mund të marrin pjesë’.

Shumë e vështirë që kjo të ndodhë me Iranin, autoritetet e të cilit kanë shpjeguar se nuk kanë ndërmend që të fluturojnë drejt SHBA për Botërorin. Edhe pse Schirgi tentoi të shohë anën pozitive për të parë shumë vende me tifozët respektivë të bashkuar për Botërorin.ù

‘Do të jetë diçka shumë speciale, është një event global që i bashkon të gjithë siç e pamë edhe në Katar e Rusi-tha Schirgi-duke marrë në konsideratë gjendjen e botës aktualisht, do të jetë një mundësi shumë të madhe’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB