Marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë, zyrtari amerikan: Jemi shumë afër, 10 metrat e fundit janë më të vështirat

07/12/2025 14:03

Një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës është “shumë afër”, deklaroi i dërguari i Donald Trump për Ukrainën, Keith Kellogg.

Ai tha për Forumit Kombëtar të Mbrojtjes Reagan se përpjekjet për të zgjidhur konfliktin janë në “10 metrat e fundit”, të cilat zakonisht janë më të vështirat.

Kellogg identifikoi të ardhmen e Donbasit dhe centralin bërthamor të Zaporizhias si çështjet kryesore të pazgjidhura.

“Nëse i zgjidhim këto dy çështje, pjesa tjetër do të shkojë mjaft mirë. Jemi pothuajse atje. Jemi shumë, shumë afër,” tha ai.

Një draft fillestar i planit të paqes të SHBA-së parashikonte që Ukraina t’ia dorëzonte Rusisë Donetskun dhe Luhanskun, dy rajonet kryesore të Donbasit, ende nën kontrollin ukrainas dhe ku mijëra ushtarë kanë humbur jetën gjatë mbrojtjes së atdheut.

Centrali bërthamor i Zaporizhias, aktualisht jashtë shërbimit, ndodhet në një zonë të kontrolluar nga Rusia dhe kërkon energji të besueshme për të ftohur gjashtë reaktorët e mbyllur dhe për të menaxhuar karburantin e shpenzuar, për të shmangur ndonjë incident katastrofik bërthamor.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta