Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për realizimin e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, i cili është bashkëkryetar, u shpreh se ky komision nuk mund të funksionojë nëse nuk ka Parlament normal.

Sipas demokratit, kalendari ka qasje të ftohtë dhe temat duhet të trajtohen të shkëputura.

Klima e funksionimit të parlamentit duhet të jetë normale. Një parlament që mbyllet brenda gjysmë një orë apo nuk lejohet debati. Nuk mund të jetë ishull normaliteti. Do thoja diçka të parë, ky kalendar ka një qasje të ftohtë, tematikat janë të të gjalla dhe të nxehta. Temat nuk duhet të trajtohen të shkëputura. E dyta nuk mund të kufizohemi vetëm te rekomandimet e fundit të ODIHR. Ka rekomandime shumë serioze për problematikat e shkuara. Ne do i trajtojmë të gjitha.“, u shpreh Bylykbashi.

Ndërkohë Damian Gjiknuri i bëri thirrje dhe partive të tjerë, të vogla, të marrin pjesë e këtyre punimeve.

Po kanë pretendime për sistemin zgjedhor kjo është tavolina ku duhet të zgjidhet, bëj thirrje që të sjellin anëtarin, dhe partitë që s’kanë anëtar të japin pjesë e këtyre punimeve dhe debateve.“, u shpreh Gjiknuri.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta