“Biznes me luftën”/ SIPRI: Firmat e armëve përfitojnë shumë nga konflikti në Ukrainë
Qindra mbështetës të qeverisë Maduro demonstruan sot në rrugët e Karakasit, duke hedhur poshtë kërcënimet e Uashingtonit përpara takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit të SHBA-së Donald Trump mbi Venezuelën.
Presidenti venezuelian Nicolas Maduro theksoi të hënën, gjatë një tubimi publik ku morën pjesë mijëra mbështetës të tij në Karakas, se vendi latino-amerikan nuk dëshiron “paqen e skllevërve”, duke shtuar se vendosja e aseteve ushtarake amerikane gjatë 22 javëve të fundit e ka vënë atë në një “sprovë”.
“Ne duam paqe, por paqe me sovranitet kombëtar, barazi, liri! Ne nuk duam paqen e skllevërve, as paqen e kolonive!”, theksoi Maduro, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë për të diskutuar Venezuelën.
📌El presidente de #Venezuela, Nicolás Maduro, expresó que el ataque psicológico por parte de los Estados Unidos jamás nos puede sacar del camino de construir la patria potencia. pic.twitter.com/CvWp2By4Gf
— teleSUR TV (@teleSURtv) December 1, 2025
“Kemi vuajtur 22 javë agresioni që mund të përshkruhet si terrorizëm psikologjik, 22 javë që na vunë në provë. Populli venezuelian ka demonstruar dashurinë e tij për atdheun”, tha Presidenti Maduro.
“Maduro, mik, populli është me ty”, “jo, ne nuk duam të jemi një koloni e Amerikës së Veriut”, ishin parullat që brohoritën protestuesit.
Me qëllimin e deklaruar për të luftuar kartelet e trafikimit të drogës, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një forcë ushtarake në Karaibe për muaj të tërë, duke përfshirë edhe aeroplanmbajtësen më të madhe dhe më të përparuar në botë, USS Gerald R. Ford.
Të dielën, Donald Trump konfirmoi se foli në telefon javën e kaluar me Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili beson se Uashingtoni po përdor goditjen ndaj trafikimit të drogës si pretekst “për të imponuar ndryshimin e regjimit” në Venezuelë dhe për të sekuestruar rezervat e mëdha të naftës në vend.
“Ne jemi një vend i lirë, nuk duam luftë, duam paqe!”, tha Narciso Torrealba, 68 vjeç, për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP).
“Ne jemi të gatshëm për dialog me këdo që duhet të flasim, por nuk do të heqim dorë kurrë nga sovraniteti ynë kombëtar, nuk do ta shesim kurrë atdheun tonë”, tha Cirilo Cazorla, 54 vjeç.
Që nga fillimi i shtatorit, forcat amerikane kanë nisur sulme ajrore në Karaibe dhe Paqësor kundër anijeve të dyshuara për kontrabandë droge. Më shumë se 20 anije janë shkatërruar deri më sot, me të paktën 83 persona të vrarë. Këto kanë qenë “vrasje jashtëligjshme”, sipas OKB-së.
Të shtunën, Trump deklaroi se e konsideronte hapësirën ajrore të Venezuelës “të mbyllur”, një mesazh që çoi në anulimin e fluturimeve nga të paktën gjashtë linja ajrore. Në shenjë hakmarrjeje, Maduro revokoi licencat e operimit të këtyre linjave ajrore në vend.
“Ne po luftojmë për mbrojtjen e vendit tonë, mbrojtjen e sovranitetit tonë kombëtar, mbrojtjen e burimeve tona”, tha zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, gjatë demonstratës.
“Pavarësisht kërcënimeve të tyre, strategjive të tyre idiote të luftës psikologjike, gënjeshtrave dhe shpifjeve të tyre, ne do të vazhdojmë luftën në rrugë për të mbrojtur atdheun”, tha presidenti i Dhomës, Jorge Rodriguez.
Top Channel