Bayer Leverkusen merr revanshin ndaj Borussias së Dortmundit për humbjen e pësuar në kampionat duke e eliminuar në Kupën e Gjermanisë duke siguruar kështu kualifikimin për në cerekfinale të kompeticionit.

Në Signal Iduna Park, skuadra e Aspirinave iu imponua asaj të Niko Kovac duke e mundur me rezultatin 1-0 për ta nxjerrë përfundimisht jashtë gare për Kupën e Gjermanisë. Fati i kësaj ndeshjeje u vendos që në minutën e 34 kur Bayer Leverkusen shënoi me Maza për t’i dhënë avantazhin Bayer Leverkusen.

Rezultati mbeti i tillë deri në fundin e sfidës pavarësisht përpjekjeve të Borussias së Dortmundit sidomos në castet e fundit të ndeshjes për të barazuar ndeshjen me Bayer Leverkusen që e sheh veten me 8 më të mirave të Kupës së Gjermanisë.

Skuadrës së Aspirinave në këtë fazë i bashkohen edhe Leipzig që mundi Magdeburg 3-1, St. Paulo që fitoi me Borussia Moenchengladbach 2-1 dhe Hertha që shkatërroi Kaiserslautern duke e mundur me rezultatin tenistik 6-1.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta