Lajme aspak të mira për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha.

Në takimin e javës së 15-të të kampionatit kroat, teksa Dinamo Zagreb mposhti 2-0 Gorican, anësori kuqezi ka pësuar dëmtim “horror”. Në fundin e takimit, konkretisht në minutën e 86-të, futbollisti shqiptar merr goditje të dhunshme nga mbrapa. Për të kuptuar shkallën e dëmtimit, mjafton të përmendim faktin se shqiptari u largua nga fusha me barelë.

Duhet thënë se Hoxha po përjetonte formën më të mirë në karrierë, e ku në shtator dhe tetor është përzgjedhur “Lojtari i Muajt” në kampionatin e Kroacisë. Nga mediat kroate apo klubi i Dinamo Zagreb  nuk ka një saktësim për dëmtimin dhe sa pritet të mungojë 27-vjeçari.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by tportal sport (@tportalsport)

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta