Ja kur do të hidhet shorti i Play-off-it të Botërorit, ku Shqipëria do të mësojë edhe kundërshtarët dhe si do të funksionojë
Pas fitores së vuajtur me Moldavinë, trajneri i Italisë, Ivan Gennaro Gattuso nuk e fsheh aspak zemërimin e tij për disa kore që kishte dëgjuar në drejtim të skuadrës së tij.
‘Dëgjova atë që thanë tifozët, është e turpshme që na thanë shkoni punoni-deklaroi trajneri i Të Kaltërve pas përfundimit të ndeshjes-është një turp, nuk e pranoj por ne shkojmë përpara. Unë pashë një Itali që luajti, ata nuk gjuajtën kurrë te porta jonë. Jam shumë i kënaqur , nëse ju keni mbetur te 11-1 i Norvegjisë, është problemi juaj’
Gattuso foli edhe për formulën e kualifikimit; tani Italisë do t’i duhet të fitojë 9-0 me Norvegjinë në mbrëmjen e së dielës në San Siro për të evituar playoffin, gjë që është një mision praktikisht i pamundur.
‘Në 1994 ishin dy afrikane, tani janë 8-shtoi Gattuso-në kohën time, skuadrat e dyta evropiane në grupe shkonin direkt në Botëror’.
Ndërsa për ndeshjen me Norvegjinë, Gattuso tha se fitorja ndaj kësaj skuadre do të rriste vetëvlerësimin e skuadrës së tij. Trajneri i Të Kaltërve më pas shprehu bindjen se Italia e tij do të kualifikohet për në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës
Top Channel