“Te UFO-t i ke shpresat ti Fedi?”/ Cako përplaset me Currin: Ke ngelur në errësirë dhe përralla

14/11/2025 10:44

Alfred Cako dhe Arjan Curri u përplasën gjatë një debati teksa ishin të ftuar në emisionin ‘Top Story’ në Top Channel.

Cako tha se pas akullnajave ka planete dhe jashtëtokësor, ndërsa shtoi se ka komunikime nga nëntoka. Kjo teori konspirative u kundërshtua nga Curri.

Diskutime në studio:

Cako: Po i gjërat ngadalë nga dalë, janë disa grupe të madhe njerëzish, ku në krye janë bankierët, pastaj kultet, politikanët që janë vegla të këtyre, ose janë idiotë, injorantë që joshen nga bota materialiste. Kapen për fyti nga korrupsioni dhe gabimet që bëjnë. Dalë nga dalë po e çojnë njerëzimin drejt depopullimit. Nga 8 miliardë që mund të jetë bota sot, këta nuk i kontrollojnë dot. Shumë prej tyre i hapin probleme duke u ngritur në protesta, duke ndotur ambiente, dhe nëpërmjet AI po prodhohen robotë, thonë ‘po se na duhen gjithë këtë skllevër’, që ne nuk e dimë se kush e kontrollon. Pse na thonë ‘jemi në një botë të rrumbullakët’, pse na thonë? Duan të na vrasin shpresën. Thonë që NASA ka gjetur një planet me mbi 400 mijë vite larg.

Curri: Te UFO-t i ke shpresat ti Fedi? Të kalosh këto akullnajat të shikosh matanë ç’bëhet. Kë do zgjojmë ne nëse na ndalojnë pas këtij akulli? Ja na zgjove ne t dhe besuam që pas akujve ka planetë dhe UFO, por elitat nuk na lejnë, atëherë ca kuptimi ka?

Cako: Disqe nuk ka.

Curri: Ta zëmë se u zgjuam…

Cako: Komunikime nga nëntoka ka dhe ti nuk i di. Poshtë ka tunele që komunikojnë me botë të tjera dhe ka shpejtësia me trena, me mbi 200 Km/h. Janë gjëra të çuditshme për ty dhe injoranca nuk është argument atje.

Curri: Kjo që thua ti është më keq se injoranca

Cako: Ke nevojë të mësosh se harxhon kohën me studentët dhe mëson gënjeshtra. Ke ngelur në errësirë, në përralla.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta