Slloveni-Kosovë, Foda: Detajet do të vendosin, prania e Rrahmanit jep siguri në mbrojtje
Kosova do të luajë në mbrëmjen e së shtunës ndaj Sllovenisë një sfidë kjo ku Dardanët mund të sigurojnë kualifikimin për në playoff. Sulmuesi Vedat Muriqi është një armë e fortë e Kosovës me ‘Piratin’ që padyshim do të kërkojë të shënoje në këtë ndeshje.
Një ambicie që ai e tha hapur edhe në konferencën për shtyp në prag të kësaj përballjeje
‘Shpresoj të shënoj, jam sulmues dhe sic siç kërkoj unë, e tërë shqiptaria pret nga unë që të shënoj gol. Nuk ka rëndësi kush shënon sidomos kur jam në kombëtare, por në rast që shënoj do të jem njeriu më i lumtur në botë”-tha Vedat Muriqi.
Më pas sulmuesi i Kosovës iu përgjigj trajnerit të Sllovenisë Kek që u shpreh se skuadra e tij do të marrë 3 pikët ndaj Dardanëve
“Nuk e di nga po e marrin këtë vetëbesim, sepse renditja tregon se Kosova ka bërë shumë më mirë se Sllovenia. Kjo do të thotë të tregosh vetëbesim para mediave. Edhe ne jemi ambiciozë, por nuk flasim kështu sepse ajo që ka më shumë rëndësi është ta sigurojmë play-offin pastaj të shohim-vijoi Muriqi
Sfida mes Sllovenisë dhe Kosovës do të luhet në orën 20:45 të së shtunës dhe do të transmetohet në platformën Digitalb
Top Channel