Italia, Cambiaghi i pafat, u thirr në vend të Kean, por… kthehet në shtëpi
Antonio Conte merr lajme të këqija nga Kameruni. Sipas një komunikate të Federatës Kamerunase të Futbollit, André Zambo Anguissa u detyrua të ndërpresë në seancën më të fundit stërvitore për shkak të një problemi muskular.
Në pritje të përgjigjeve të ekzaminimeve mjekësore, informacionet që vijnë nga grumbullimi i kombëtares kamerunase në Rabat nuk janë aspak të mira; flitet për një tërheqje muskulare në bicepsin femoral dhe koha e mungesës së futbollistit nga fushat e lojës nuk është bërë e ditur.
E sigurt është që Anguissa do të mungojë në gjysmëfinalen e playoffit për Botërorin që Kameruni do të luajë në 20 nëntor në Marok ndaj Republikës Demokratike të Kongos. Në rast fitoreje ‘Luanët e pazbutshëm’ do të kthehen në fushë të dielën e 23 nëntorit për të luajtur finale, gjithnjë në Rabat, me fituesen e sfidës Nigerisë dhe Kongos. Skuadra fituese do të luajë playoffin interkontinental.
Për Anguissan pritet të kuptophet nëse do të kthehet apo jo në Napoli për të nisur periudhën e riaftësimit. Pas De Bruyne, Conte rrezikon të humbasë një tjetër element të rëndësishëm për mesfushën.
Top Channel