Ndërsa të gjithë presin të mësojnë se cili pilot do të fitojë titullin botëror në Formula 1 për vitin 2025, kampionati ka hedhur sytë nga 2026. Risia e madhe në nivel skuadrash do të jetë debutimi i Audit që hyn në këtë kampionat si konstruktorë motorësh dhe me një skuadër zyrtare

Objektivi Botëror

‘Brenda vitit 2030 duam të luftojmë për titullin’-ishin fjalët e Gernot Döllner, Shefit Ekzekutiv të Audit. Kur duhen edhe 115 ditë nga debutimi në pistë, në Brand Experience Center të Mynihut u prezantua telajo e Audi R26 Concept që do të drejtohet nga Nico Hülkenberg dhee Gabriel Bortoleto, ndërkohë që Drejtori kryesor i skuadrës do të jetë Mattia Binotto.

Zhvillimi i projektit të F1

Audi ka nisur të zhvillojë motorin që në pranverën e 2022 në selinë e repartit të Formula 1 ne Neuburg an der, në Gjermani dhe do të ketë një motor me djegie të brendshme V6 me cilindratë 1.6 litra dhe turbokompresor, një sistem të rikuperimit të energjisë që përfshin bateri të një voltazhi të lartë dhe një njësi motor-gjenerator elektrit pa harruar këtu edhe një njësi të kontrollit elektronik.

Ngjyrat e zgjedhura për njëvendëshen 2026

Audi R26 Concept është një prej pasqyrimeve të identitetit viziv të markës. Sipërfaqe grafike minimaliste që përkufizuohen nga prerje precize gjeometrike të cilat integrohen me gjeometritë e makinës së garës. Ngjyrat e telajos përfshijnë ngjyrën titanium, të zezën dhe të kuqen. Si pjesë të identitetit, Audi do të shfaqë edhe simbolin e tij me 4 unazat që do të jenë me ngjyrë të kuqe.

Historia e Audit në motorsport

Triumfi i fundit në Dakar 2024 me Carlos Sainz. Një arritje e madhe e asaj makine RS Q e-tron, makina e parë me tërheqje elektrike që fitoi maratonën e shkretëtirës  me një motor termik të përdorur vetëm për karikim të baterive. Për kompaninë nga Ingolstadt, kompeticionet gjithnjë kanë qenë burim inovacioni. Për këtë mjafton të mendosh vitet ’80 kur në kampionatin Rally me Audi Katër u prezantua edhe një tërhqje integrale që solli dy tituj botërorë për pilotës dhe dy tituj për konstruktorë

Prezantimi zyrtar

Skuadra Audi F1 do të bëjë debutimin publik me prezantimin zyrtar të skuadrës në janar të 2026. Më pas do të jenë testet e para që do të mbahen në Barcelonë me dyer të mbyllura. Testet e tjera do të zhvillohen në Bahrein (11-13 shkurt dhe 18-20 shkurt), ndërsa debutimi në garë do të jetë ne fundjavën 6-8 mars 2026 me Cmimin e Madh të Australisë në Melbourne.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta