Aventura e Vitor Pereirës në stolin e Wolverhampton mbyllet. Klubi anglez shkarkoi trajnerin portugez pas humbjes me Fulham 3-0 pasditen e së shtunës, një rezultat që konfirmon startin katastrofik të sezonit të kësaj skuadre.

Vitor Pereira e mori drejtimin e Wolverhampton në dhjetorin e vitit të kaluar dhe në shtator nënshkroi një kontratë 3-vjecare. Por skuadra e Wolves, pati një sërë rezultatesh negative në këtë sezon teksa ka regjistruar 8 humbje dhe tani kjo skuadër e sheh veten në vendin e fundit të klasifikimit.

Në këtë pikë drejtuesit e klubit e humbën durimin dhe vendosën të shkarkonin trajnerin portugez nga detyra.Solksjaer është i lirë pasi është shkarkuar nga Besiktash në gusht, po kështu edhe Ten Hag është shkarkuar nga Bayer Leverkusen.

Pa skuadër është edhe Brendan Rogersa që pak ditë më parë dha dorëheqjen nga drejtimi i Celtics, ndërsa Frank Lampard është ende në detyrë teksa drejton Coventry që kryeson në Championship.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta