A kushtoi 500 mijë euro dasma e djalit të Topallit? Debat në Top Story, Laert Vasili: Këtej thonë nuk mbushet shporta dhe papritur na hapet Roma

17/09/2025 23:55

Dasma e djalit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Genar Topalli me modelen Cindy Marina ka ngjallur reagime të forta në rrjete dhe media.

Pompoziteti i saj u debatua në mbrëmjë edhe në Top Story ku i ftuar ishte edhe Armand Peza, një prej pjesëmarrësve në këtë dasëm.

Debati

Laert Vasili: Ata të trashëgohen se në dasëm dhe në vaki ne dimë t’i qëndrojmë në krah njeri tjetrit. Të ishte në rregull ajo parti, ju zonja Duma nuk do jepnit dorëheqjen. është një propagandë këtu e 15 vjet që “nuk mbushet shporta, por papritur hapet Roma”. Kjo vërteton edhe njëherë se dashuria më vetëmohuese është e nënës për të birin. Nëse është fatura 500 mijë euro, do të doja kush e bëri këtë llogari. Sa merremi pse nuk fiton zgjedhjet PD, si do shkojnë në zgjedhjet e tjera? Na mbështesni ne se do heqim hajdutët? Si, me 500 mijë euro në Romë? Po të doni për shqiptari, aty nuk kishte as çifteli dhe as kostume popullore shqiptare.

Armand Peza: Nuk kam asnjë njohje personale me familjen Topalli, as me zonjën as me zotërinë. Madje unë votoj majtas. I kam organizuar festën e vajzës dy vjet më parë me rekomandimin tim në Shkodër. Ka qenë një gjë modeste sepse ashtu e deshën. Askush nuk u ngrit të bënte këtë zhurmë që po bëjmë sot. Festa ishte e përbashkët. U organizua në mënyrë të tillë me dëshirën e vajzës. çdo vajzë do të jetë një princeshë atë ditë. Isha i ftuar në atë festë. Mu desh të bëja një llogaritje sepse në kriteret tona është që ti duhet ti çosh dhuratë çiftit diçka më shumë se sa po konsumon. Nuk doja të isha i ekzagjeruar dhe as inferior. Menuja ku kanë bërë festën është 160 euro për person. Menutë në Shqipëri fillojnë nga 3500 lekë dhe shkojnë deri në 280 euro për person. 230 të ftuar me 160 euro për person, shkon diku te 32800 euro. Edhe njëherë sa kjo për vanitetet, dekoret dhe një herë tjetër sa kjo shifër për shpenzimet e udhëtimeve, veshjeve. Po ta llogarisësh nuk është ndonjë vlerë që nuk përballohet nga binzesmenët shqiptarë. Cindy e ka kërkuar kështu dasmën, ia kanë paguar prindërit e saj. I ati ka një flotë me 100 mjete transporti. E ëma ka një perandori, ka 120 trajnerë që trajnojnë me mijëra fëmijë.

Grida Duma: Ti ke parë një dasëm të tillë politikanësh në ndonjë vend tjetër europian për të thënë që pse shqiptarët reagojnë kështu? Ne nuk mund të themi ç’pati populli që reagoi?

Peza: Kur thua që kjo dasëm kushtoi 500 mijë euro, njerëzit thonë “ku jemi”.

Renaldo Sharka: Çështja është ku duam ta çojmë këtë çështje te romanca Eva, Cindy dhe Genari apo te fakti që politikanët shqiptarë thjesht diskutohen për luksin e tyre. Futen me veshje shumë të thjeshta dhe dalin me veshje shumë të shtrenjta. Unë e quaj llastim të djalit të Jozefinës këtë dasëm. Nuk kanë qenë 500 mijë euro por 200 mijë, nuk është ky debati. Pse nuk u bë kjo ceremoni në Shkodër?

Peza: Dasmën e vajzës e bëri siç e deshët ju.

Laert Vasili: Kush ju? ç’është ky patetizëm?

Peza: Ju pra që thoni ‘të shkojë në Shkodër’.

Vasili: Edhe unë ditëlindjen e bëra në BB. Aty do ndalojmë tani? është komplet jashtë teme.

Top Channel