Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë natës në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Sotir Gura”.  Sipas të dhënave ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit dhe shkak i zjarrit është bërë një defekt nga energjia elektrike.

Për fikjen e tij u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse.  Dëmet në lokal janë të konsiderueshme në pjesën e brendshme të tij, në pajisjet në funksion të lokalit.

Policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel