Emri/ Vritet me armë zjarri i riu në Shkodër, u gjet nga xhaxhai pak metra larg derës, dyshohet se…

27/02/2025 15:23

Një i ri është gjetur pa shenja jetë këtë mesditë në Shkodër.

Viktima është identifikuar si Pavlin Preka, rreth 20 vjeç. Paraprakisht, dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Ai është gjetur në oborrin e shtëpisë, pak metra larg derës i pajetë nga xhaxhai. Dyshohet se është qëlluar gjatë natës ose në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se Preka jetonte vetëm në banesën e tij në fshati Guci e Re, teksa prindërit ishin divorcuar.

Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër“, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA