Vrasja e gruas në Tiranë/ Para 10 ditësh, kishte marrë me qira apartamentin bashkë me partnerin! Burri, i dyshuari kryesor

27/02/2025 15:11

Një grua është gjetur e pajetë në një banesë në rrugën “Gjon Muzaka” këtë të mërkurë.

Identiteti i saj ende nuk është zbuluar, por sikurse raportohet paraprakisht është shtetase e huaj.

Sikurse ka mësuar gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, viktima dhe partneri i saj, kishin marrë me qira apartamentin në datën 19 shkurt. Ata kishin paguar për 10 ditë qëndrimi në banesën ku gruaja u gjet e pajetë.

Ndërkohë, pasi pronarët e shtëpisë kanë vënë re se prej dy ditësh, në banesë nuk hynte dhe nuk dilte askush, kanë njoftuar policinë. Pasi efektivët kanë hyrë në banesë, kanë identifikuar gruan e qëlluar me thikë.

Nuk dihet ende nëse autor i vrasjes së saj ka qenë personi me të cilin ndante qiranë, ndërkohë që priten detaje nga hetimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA