“S’e dimë qëndrimin e Prokurorit lidhur me ndryshimin e akuzës”/ Seanca ndaj Beqajt në GJKKO, avokati kërkon aktin për rikualifikimin e akuzës

27/02/2025 11:02

Avokati i ish-Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Ermal Yzeiraj në seancën e parë gjyqësore i kërkon GJKKO-së aktin e shkruar nga ana e prokurorisë për rikualifikimin e akuzës.

“Ne nuk e dimë qëndrimin e Prokurorit lidhur me ndryshimin e akuzës nga shpërdorimi i detyrës në vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Nga bashkëpunimi i thjeshtë në një formë më të lartë, ajo e grupit të strukturuar kriminal”, tha ai.

“Deri dje pyeta ata të administratës në Durrës, por më thanë s’ka ardhur, pse nuk e nisët”, pyeti Beqaj Prokurorin, sikurse mëson gazetarja Anila Hoxha.

“Në dukje kjo është kërkesë për marrje vendimi, por në fakt në thelb është për shtyrje. Ndaj, kërkoj pezullim të afateve të paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak”, tha më tej avokati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA